Bota

Rusia shkëmben sërish të burgosurit me SHBA, liron dy gazetarë dhe një ish-marins amerikan

Gazeta Si – Sipas burimeve të shumta mediatike, Rusia ka liruar nga burgu gazetarin Evan Gershkovich dhe ish-marinsin amerikan Paul Whelan.

Bëhet e ditur se gazetari i Wall Street Journal dhe ish-marinsi amerikan u burgosën në Rusi nën akuzat për spiunazh.

Tani, thuhet se të dy janë rrugës për në një destinacion jashtë territorit rus.

Lirimi i tyre vjen si pjesë e një shkëmbimi shumë të spekuluar të të burgosurve që përfshin edhe individë të profilit të lartë.

Më herët, Kremlini nuk ka pranuar të komentojë mbi raportet për një shkëmbim të afërt të të burgosurve në Rusi dhe SHBA, ndërsa spekulimet mbi shkëmbimin rriteshin.

Sekretari rus i shtypit, Dmitry Peskov, tha: “Unë ende nuk kam asnjë koment për këtë temë”.

Ndërkohë, faqja e drejtpërdrejtë e gjurmimit të fluturimeve Flightradar24 tregoi një aeroplan qeveritar rus që ishte përdorur më parë për shkëmbimin e të burgosurve politikë duke u ulur në Kaliningrad përpara se të fluturonte për në Moskë.

Supozohet se shkëmbimi i të burgosurve politik u bë në kufi me Poloninë, megjithëse kjo mbetet e pakonfirmuar.

Aeroplani me numër RA-61727M është përdorur më parë për shkëmbimin e Viktor Bout, Konstantin Yaroshenko dhe Nadezhda Savchenko.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë