Sociale

Rusia i dërgon Italisë 9 avionë me ndihma mjekësore

Ushtria ruse ka nisur një sërë ndihmash mjekësore për në Itali për ta ndihmuar vendin fqinj në luftën kundër koronavirusit. Presidenti Vladimir Putin e cilësoi këtë vendim si një gjest i vullnetit të mirë, në këto kohë të vështira për Italinë,

Nën moton "nga Rusia me dashuri", avionët ushtarakë rusë “Il-76” u nisën nga një bazë ajrore në rajonin e Moskës pasi Putin bisedoi me kryeministrin italian Giuseppe Conte të shtunën dhe detajet e marrëveshjet u arritën më vonë midis ministrave përkatës të mbrojtjes.

Kremlin tha që Putini kishte shprehur mbështetjen e tij për italianët në këtë situatë jashtëzakonisht të vështirë me të cilën po përballeshin dhe se do t’i përgjigjej kërkesës së Romës për ndihmë.

https://twitter.com/Sputnik_Insight/status/1241703262828593153?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1241703262828593153&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.euractiv.com%2Fsection%2Fglobal-europe%2Fnews%2Ffrom-russia-with-love-putin-sends-aid-to-italy-to-fight-virus%2F

"Giuseppe Conte shprehu mirënjohjen e tij të sinqertë për hapat që Rusia po merr për të mbështetur Italinë në një moment kaq të vështirë për të," tha Kremlini në një deklaratë.

Moska është përpjekur të krijojë lidhje të ngushta me NATO-n dhe anëtarët e Bashkimit Europian permes Italisë vitet e fundit. Por në këmbim të ndihmave mjekësore, Rusia i kërkoi Italisë ta ndihmonte të bindte BE për të hequr sanksionet e vendosura mbi aneksimin e Krimesë në vitin 2014.

Kina, ku edhe shpërtheu për herë të parë koronavirusi, ka dërguar gjithashtu furnizime mjekësore në Itali, në mesin e kritikave të ashpra të Matteo Salvinit se Bashkimi Europian e kishte braktisur Romën. Kina ka nisur plot 100 milionë maska drejt Italisë, nisëm që i është bashkuar edhe Kuba.

Pamjet televizive të publikuara nga Ministria e Mbrojtjes ruse treguan një kolonë prej automjeteve ushtarake, përfshirë kamionë të mëdhenj, që prisnin të ngarkoheshin në aeroplanë.

Avionët dhe kamionët mbanin afishe gjigande me flamuj në formën e zemrës ruse dhe italiane pranë njëri-tjetrit me sloganin "Nga Rusia me dashuri" në rusisht dhe italisht.

Të paktën nëntë aeroplanë mbërritën në bazën ajrore ushtarake të Pratica di Mare, në jug-perëndim të Romës.

Kremlini tha që Rusia po dërgonte njësi me kamion për dezinfektimin e automjeteve, ndërtesave dhe hapësirave publike, si dhe specialistë mjekësorë dhe pajisje, përfshirë edhe pajisjet e testimit.

Ekipi përfshinte disa nga specialistët kryesorë të ushtrisë mjekësore të Rusisë, të cilët kishin përvojë të dorës së parë për të luftuar shpërthimin e etheve të derrit afrikan dhe antraksit dhe të zhvillimit të vaksinave kundër Ebola.

Ministria e Mbrojtjes tha se ndihma e dërguar në nëntë aeroplanët e transportit ushtarak, do të përbëhej nga tetë brigada mjekësore plus rreth 100 mjekë, përfshirë ekspertët e epidemiologjisë dhe viruseve.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë