Treg

Rusia fitoi miliarda dollarë nga eksporti i diamanteve, pavarësisht sanksioneve

Shtatë ekonomitë më të përparuara të botës, G7 po diskutojnë vendosjen e sanksioneve ndaj eksporteve ruse të diamanteve, një masë komplekse që mund të rrisë çmimet për mallrat e luksit.

Eksportet e diamanteve të Rusisë i kanë shpëtuar kryesisht sanksioneve ndërkombëtare që kur Moska pushtoi Ukrainën shkurtin e kaluar. Kjo pavarësisht thirrjeve për të bërë të kundërtën nga Ukraina dhe disa vende europiane, si dhe disa raunde sanksionesh që synojnë eksportet e energjisë së Kremlinit, bankat dhe oligarkët.

Në vitin 2021, Rusia fitoi rreth 4.7 miliardë dollarë nga eksportet e diamanteve, sipas të dhënave nga Observatori  Ekonomik.

Kjo e bëri Rusinë eksportuesin e tetë më të madh të diamanteve në botë. Diamantet zakonisht nuk tregtohen si nafta apo ari, por përfaqësojnë një treg të madh që shkon përtej bizhuterive.

Gurët përdoren gjithashtu për piercing, stomatologji, kompjuterë. Disa vende,  si Belgjika, e cila blen një sasi të konsiderueshme diamantesh ruse  duan një “qasje globale” ndaj eksporteve ruse, në krahasim me masat speciale të BE-së, për të siguruar që sanksionet të mos i dëmtojnë në mënyrë disproporcionale.

“Debati ka vazhduar për një periudhë të gjatë sepse ekziston një rrezik i qartë që Rusia thjesht do të devijojë eksportet e saj drejt vendeve të treta,” tha Edward Gardner, ekonomist i mallrave në Capital Economics.

Industria e diamanteve në Europë është e shqetësuar për devijimin e mundshëm të tregtisë në tregje të tjera, si Dubai, për shkak të perspektivës për të paguar më shumë për mallin, dhe kjo nuk do të reduktojë ndjeshëm të ardhurat e Rusisë nga tregtia.

Si i tillë, G7 po shikon mënyra se si të përdorë teknologjinë për të gjetur burimin origjinal të gurëve. Në mars SHBA dhe BE kishin njoftuar se “Rusia vazhdon të fitojë miliarda dollarë nga tregtia e diamanteve” dhe të dyja janë të përkushtuara për të imponuar masa ekonomike mbi Rusinë.

Duhet theksuar se importoi rreth 1.4 miliardë euro diamante ruse vitin e kaluar, sipas Eurostat, nga 1.8 miliardë euro të vitit 2021.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë