Kombetarja

Rudi Vata mbështet Silvinjon: Ka ide moderne dhe energji pozitive

Gazeta Si – Ish-kapiteni i Kombëtares, Rudi Vata, njihet për qëndrimet e tij kritike dhe asnjëherë nuk heziton për ta bërë publik opinionin e tij. Por për stafin aktual të kuqezinjve shkodrani nuk ka kritika. Ai ka një vlerësim pozitiv, edhe pse ende nuk është luajtur asnjë ndeshje.

Vata ka folur për “Gazeta Blic Sport”, ku është shprehur me nota optimiste për kombinimin braziliano-argjentinas në stolin e Kombëtares.

Silvinjo ne stervitje me kuqezinjte. Gazeta Si, 21 mars 2023

“Silvinjo është një trajner i ri, vjen nga shkolla latino-amerikane. Është hera e parë që kemi një kombinim të tillë, me një staf trajnerësh braziliano-argjentinas. Stili agresiv i Argjentinës dhe stili teknik i Brazilit shpresoj të implementohen tek ekipi ynë.

Silvinjo ka nevojë për mbështetje, shoh që ka energji pozitive dhe ide moderne. Për të ndërtuar një skuadër solide nevojitet kohë e mjaftueshme. Shqipëria ka nevojë për një frymë të mirë të grupit, si në kohën e De Biazit. Nëse futbollistët luajnë me zemër dhe kuptojnë përgjegjësinë e fanellës, jam i bindur se do të ketë rezultate”, - ka thënë mes të tjerash ish-mbrojtësi i shquar.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë