Politike

Ruçi u shkurtoi pagat, Murrizi: Pse, 50 mijë euro do e zgjidhin situatën?

Nënkryetari i Kuvendit, Myslim Murrizi nuk e ka pritur mirë vendimin e Byrosë së Kuvendit që atij (dhe gjithë deputetëve të tjerë) t’i përgjysmohet paga për një periudhë tre mujore në kuadrin e masave ndaj Covid-19.

“Nuk jam fare dakort për pagën se nuk jemi të gjithë përfitues tenderash dhe jo të gjithe i kemi të gjithë pjestarët e familjeve drejtora në çdo cep të administratës ku ka për të vjedhur e rroga të majme. Me paratë që më takojnë mua e di unë se kë duhet të ndihmoj se nuk jam soj sez pa njerëz, të afërm, miq e shokë që në këtë kohë kanë nevojë për bukë. Pallavrat se shpëtohen Shqiptarët me gjysëm page të deputetëve janë gjellë bajate për mua…”, thotë ai.

Murrizi është munduar të llogarisë faturën e ketij vendimi. “122 deputetë dhe 5 ministra jo deputet nga 400 euro gjysma e pagës bëjnë gjithsej 50 mijë euro. Pse kjo e zgjidh këtë situatë???? A ka mundësi të mos na hapni barkun me nisma revolucionare?”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë