Rend dhe Ligj

Rrumbullaku: 88 persona nën hetim për krime zgjedhore. Rastet më të shumta, shpërblime dhe korrupsion pasiv

Nga Gazeta 'SI' - Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku njoftoi sot se janë 88 persona të vënë nën hetim për raste të krimeve zgjedhore në një muaj fushatë elektorale.

Në një konferencë, Rrumbullaku tregoi se nga data 14 prill në 12 maj, janë evidentuar 54 krime zgjedhore, ndër të cilat kryeson ai i shpërblimeve dhe premtimeve dhe korrupsionit pasiv.

“Gjatë periudhës zgjedhore, strukturat e posaçme hetimore të Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me prokuroritë respektive, kanë vlerësuar dhe analizuar, çdo indicie, çdo informacion, kallëzim apo deklarim të çdo qytetari, përfaqësues të subjekteve zgjedhore apo kandidatëve, me qëllim, sqarimin e rrethanave, sigurimin e provave dhe vendosjene  autorëve para drejtësisë", tha kreu i Policisë.

Ai theksoi se gjatë fushatës elektorale janë angazhuar në terren 5081 punonjës policie për mbarëvajtjen e 1471 aktiviteteve elektorale dhe deri më tani nuk është evidentuar ndonjë incident që ka cënuar persona të caktuar

Krimet zgjdhore të ndara sipas veprave penale:

1-Dhënia e shpërblimeve dhe e premtimeve, 25 raste me 45 autorë;

2-Përdorimi i funksionit publik për veprimtari politike apo zgjedhore, 1 rast me 1 autor;

3-Korrupsioni pasiv në zgjedhje, 20 raste me 25 autorë;

4-Kanosja apo dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje, 2 raste me 3 autorë;

5-Pengimi i zgjedhësit, 3 raste me 7 autorë;

6-Shkelja e të drejtës së zgjedhjes, 3 raste me 7 autorë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë