Pothuajse në të gjithë vendin ka rënë dëborë dhe ka ngrica , gjë e cila e ka bërë të domosdoshme përdorimin e zinxhirëve nga drejtuesit e automjeteve.
Në qytetin e Krujës janë izoluar 3 mijë banorë për shkak se trashësia e borës ka shkuar rreth 50 cm dhe akset rrugore janë të pakalueshme.
ARRSH ka njoftuar se problematika kryesore është rruga Milot–Lezhë, e cila ka patur borë shoqëruar me erëra shumë të forta, është punuar gjatë gjithë natës.
Aksi është i kalushëm, përvecse një pjesë në kryqëzimin e Tales, ku kalimi realizohet me një korsi dhe po menaxhohet trafiku.
Gjithashtu, akset rrugore ku qarkullimi duhet të bëhet me zinxhirë: Sopot – Qafë Luzhë, B. Curri Valbonë, Krumë-Kukës-U.Zapodit, Kukës-Bushtricë (vasije), Kryqëzim Domaj-Draj Rec Krumë–Qafë Prush, Kryqëzim plepa – Kam, Kuben-Vasije, Peshkopi-Qafë Drajë, Peshkopi-Ushtelencë, Qafë Bualli-Krastë, Ura Matit(lapidari)-Lis, K/Ulëz-Ulëz, Trebishtë-Doganë, Qafë Mali-Fierzë.
Bllokim të rrugëve ka pasur në 11 fshatëra në qytetin e Elbasanit ndërsa janë pa energji elektrike edhe disa zona të Librazhdit.
Policia ka bërë me dije se dhjetëra qytetar e kaluan natën jashtë, për shkak të bllokimit të automjeteve në aksin Lezhe-Milot në të cilën lëvizja është mjaft e vështirë. Ndërkaq pritet që temperaturat të jenë me rënie edhe për disa ditë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.