Mund të jetë një prej rrugëve më të rrezikshme në botë. Me mbi 200 kthesa, rruga “Panlong” në perëndim të Kinës, pëlqehet aq shumë sa është shndërruar në një pikë turistike nga më të vizituarat.
Nga ajri, rruga duket si një dragua, duke i dhënë kështu edhe emrin. Panlong, në mitologjinë kineze është një dragua uji.
Rruga është 75 kilometra e gjatë dhe është krijuar fillimisht për t’i dhënë mundësi lëvizjeje më të lehtë fermerëve të zonës. Që prej ndërtimit të saj në korrik 2019, rruga është bërë “personazh kryesor” i fotografive dhe videove të blogerëve të ndryshëm në rrjetet sociale.






Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



