Ngjarje

Rrjedhja e gazit në Porto Romano, ISHTI: Cisternës nuk i ishin kryer kontrollet

Gazeta Si - nspektoriati shtetëror teknik dhe industrial fajësoi kompaninë private për rrjedhjen e gazit në Porto Romano, një ditë më parë. Kontrolli i kryer pas ngjarjes ka evidentuar pesë shkelje tekniko-ligjore.

Sipas raportit të ISHTI-it çisterna e kompanisë nuk kishte disa çertifikata sigurie, ndaj nuk do të përdoret deri sa të pajiset më dokumentacionin e nevojshëm.

Të mërkurën, një rrjedhje masive gazi nga fabrika e tregtim-ambalazhimit të gazit alarmoi banorët në Porto Romano.

Çlirimi i gazit shkaktoi ndotje të ajrit në një rreze të gjerë, si dhe probleme shëndetësore te mjaft qytetarë dhe nxënës të shkollës.

Përmes një njoftimi, ISHTI bën me dije se do të vijojë me procedurën e inspektimit online.

Ajo njofton se subjektit “Gaspower AL sha”, iu la detyrë që të merren masa për boshatisjen e menjëhershme të cisternës së GLN-s, për pastrimin e territorit, monitorimin e cisternës së GLN-s si dhe ambientit për qark.

Cisterna e GLN-së së automjetit, nuk duhet të përdoret pa u pajisur me të gjithë dokumentacionin tekniko ligjor.

Dhjetëra familje që jetojnë pranë fabrikës, braktisën banesat të mërkurën, ndërsa fëmijët u evakuuan nga shkolla.

Sipas policisë, ngjarja ndodhi rreth orës 12:30 të së mërkurës. Dyshohet se si pasojë e dëmtimit të një cisterne gazmbajtëse, është çliruar në ajër një sasi e vogël gazi.

Dalja jashtë funksionit e një valvule sigurie të presionit të lartë gjatë kohës kur po ngarkohej gaz nga depozita në një autobot të kompanisë e nxori situatën jashtë kontrollit të stafit të fabrikës.

Banorët u shprehën se shpërthimet kanë qenë të fuqishme dhe sipas tyre ky ishte një rast i përsëritur. Shpërthimi I fundit në këtë zonë u regjistrua në muaji qershor.

Në lidhje me dokumentacionin tekniko-ligjore të çisternës së GLN-s të automjetit rezultojnë këto mangësi:

1 – Certifikatë konformiteti e cisternës e cila lëshohet nga nje Organ i miratuar.

2 – Certifikatë e miratimit për mjetet që transportojnë disa mallra të rrezikshëm e cila lëshohet nga një Organ i miratuar (ADR).

3 – Certifikatë për transportin e mallrave të rrezikshëm e cila lëshohet nga Drejtoria e Transportit Rrugor.

4 – Policë për sigurimin e detyrueshëm të mbajtësve të mjeteve motorike për përgjegjësisnë ndaj palëve të treta.

5 – Certifikatë e kalibrimit të sasisë të cisternës së GLN-s.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë