Ekonomi

“Rritja ekonomike, duhet arsim cilësor”

Sabina Veizaj - Ish-zëvendës ministrja e Financave Irena Beqiraj, në një intervistë për Gazetën “Si” i bën një skaner të thjeshtë ekonomisë shqiptare duke sqaruar problematikat, reformat që duhen ndërmarrë e shprehet optimiste për 2019-ën, duke iu referuar potencialeve të papërdorura që ka ekonomia jonë.

Për Znj Beqiraj është e rëndësishme fokusi tek teknologjia e inovacioni e mbi të gjitha tek arsimi cilësor. Për të, protesta e studentëve e këtij fundviti, përtej plotësimit të kërkesave të tyre, kërkon një reflektim të thellë mbi sistemin arsimor shqiptar dhe edukimin profesional, të cilat janë një dimension esencial për rritjen e produktivitetit në afatgjatë. Pasi, argumenton ajo, “të gjesh punonjës të kualifikuar me aftësitë dhe njohuritë e duhura, është një nga problemet kryesore sot në Shqipëri”.

Ish-zv/Ministrja gjatë intervistës ka shpjeguar rolin e koncensioneve në Shqipëri e ka komentuar gjithashtu edhe vendimin më të fundit të qeverisë për të rritur pagën minimale.

Megjithatë Beqiraj e sheh me optimizëm 2019-ën e në vazhdim nëse qeveria do të ketë vision të qartë për rritjen e produktivitetit që do të sjellë në rritje të qëndrueshme.

Si e vlerësoni ekonominë gjatë 2018-ës?

Irena Beqiraj, ish Zv/Ministre e Financave

Gjatë 5 viteve të fundit ekonomia shqiptare është rritur nga 1% në 4,2% që është rritja e parashikuar për vitin 2018. Rritja ekonomike nga viti në vit ka qënë e lehtë por e qëndrueshme. Para krizës ekonomia shqiptare bazohej tek remitancat, konsumi dhe ndërtimi, ndrësa në 5 vitet e fundit ekonomia shqiptare është bazuar në një tjetër model ekonomik i cili drejtohet kryeshisht nga investimet private e publike si dhe eksporti.
Megjithëse në të gjithë parametrat bazë ekonomik kemi përmirësim, mendoj që ky përmirësim ka qënë i nevojshëm por jo i mjaftueshëm. Që të arrijmë dhe të mbajmë një rritje mbi 6% në vit duhet që 50% e prodhimit vendas ta eksportojmë.

Megjithë lajmet pozitive që vijnë nga rritja e eksporteve, Shqipëria ka akoma një portofol eksportesh të padifersikuar që ka në përbërje produkte dhe shërbime me vlerë të ulët, të cilat bazohen kryesishit tek puna, dhe jo tek teknolgjia. Pjesën e luanit në eksportet tona e zë agrikultura dhe mineralet dhe më pak vend zë industria . Në Shqipëri këto produkte zënë 1/3 e gjithë portofolit të eksportit.

Sfidat që përballet ekonomia shqiptare për të rritur eksportet nuk janë të pakëta dhe të thjeshta. Ekonomia jonë përballet me konkurencë të lartë në tregun europian edhe botëror, adaptim te ulët të tekonogjive të përparuara, mungesë të ekonomisë së shkallës dhe produktivitet të ulët. Por shkurtimisht do të dëshiroja të ndalesha tek ky i fundit.
Niveli dhe shpejtësia me të cilën rritet produktiviteti, i cili përcaktohet thjeshtësisht si kapaciteti i ekonomisë për të përdorur kapitalin njërëzor dhe atë fizik në gjenerimin e outputit, lidhet në mënyrë direkte me edukimin dhe kualifikimin e forcës së punës.
1 në 4 punë në Shqipëri janë në sektorë me produktivitet të ulët siç është tregëtia dhe riparimet. Më shumë se gjysma e popullsisë është e punësuar në buqësi, sektor i cili për shkak të fragmentizimit të tokës dhe mungesës së ekonomisë së shkallës, gjeneron 1/5 e PBB-së në Shqipëri.


"Niveli dhe shpejtësia me të cilën rritet produktiviteti, i cili përcaktohet thjeshtësisht si kapaciteti i ekonomisë për të përdorur kapitalin njërëzor dhe atë fizik në gjenerimin e outputit, lidhet në mënyrë direkte me edukimin dhe kualifikimin e forcës së punës.
1 në 4 punë në Shqipëri janë në sektorë me produktivitet të ulët siç është tregëtia dhe riparimet. Më shumë se gjysma e popullsisë është e punësuar në buqësi, sektor i cili për shkak të fragmentizimit të tokës dhe mungesës së ekonomisë së shkallës, gjeneron 1/5 e PBB-së në Shqipëri. "

Të gjesh punonjës të kualifikuar me aftësitë dhe njohuritë e duhura, është një nga problemet kryesore sot në Shqipëri. Ndërkohë që ulja e lindjeve, emigrimi kryesisht i të rinjve, jo vëtëm që po “plak” Shipërinë, por e vendos rritjen e produktivitetit në një nga kryesfidat që duhet adresuar nga politikat ekonomike në Shqipëri.
Protesta e studentëve e këtij fundviti, përtej plotësimit të kërkesave të studentëve, kërkon një reflektim të thellë mbi sistemin arsimor shqiptar dhe edukimin profesional, të cilat janë një dimension esencial për rritjen e produktivitetit në afat të gjatë.

Si e gjykoni rolin e PPP-ve në ekonomi duke marrë parasysh edhe kritikat ndaj tyre nga organizmat ndërkombëtarë?

Së pari duhen lexuar me kujdes komentet e organizmave ndërkombëtare ,të cilat nuk lidhen me përdorimin e PPP-ve ne vetvehte ,por me mënyrën sesi ato janë arsyetuar apo impementuar nga Qeveria Shqiptare.
Po ndaj me ju ,disa fakte interesante ,të cilat i mësova gjatë një vizitë 3 javore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ,e cila fokusohej në përdorimin e PPP , organizuar nga Departamenti i Shtetit. Vitet e fundit, shtetet e Bashkuara e konsideronin partneritetin publik privat si metodën më efikase në ndërtimin e infrastrukturës publike krahasimisht me metodën tradicionale , ku projekti projektohet financohet nga shteti dhe vetëm ndërtohet nga privati.
Së pari , në të gjitha projektet e infastrukturës të ndërtuara në mënyrë tradicionale ,vërehet së pari mos respektimi i afateve të ndërtimit dhe së dyti cdo risk gjatë ndërtimit përballohet nga buxheti i shtetit. Kjo con në rritje disa fish të kostove përfundimtare,krahasuar me kostot fillestare të parashikuara dhe buxhetura .P.sh për tunelin e Kalimashit kosto fillestare ka qenë parashikuar 124.9 million euro, në fakt kushtoi 280.5 million euro pa TVSH. Cdo shembje ,rëshqitje dheu apo ngjarje e paparashikuar ,përballohet nga buxheti i shtetit.
Së dyti, duke qënë se në rastin e PPP-ve kemi vetëm një pratner i cili përfshihet nëdisenjim ,projektin ,ndërtim ,mirëmbajtje dhe Operim , PPP janënjë mundësi për tësiguruar njëkosto të ulët për gjithë ciklin e jetës e veprës , si dhe ulin koeficentin e vjetërimit , duke zgjatur jetëgjatësinë projektit .Eksperienca botërore tregon që rrugët, hekurudhat , spitalet që janë ndërtuar dhe mirëmbajtur me anë të një PPP në fund të 30 viteve, koeficenti i vjetërimit ka qenë vetëm 15% nga 45% që është nëveprave të cilat janë ndërtuar me modelin tradicional.
PPP janë një mekanizëm i sofistikuar dhe më kosto të shtrira në një afat të gjatë .Për këtë arsye është e rëndësishme për cdo qeveri që i përdor , të parashikojë se sa do të jetë efekti që këto projekte do të kënë në rritjen ekonomike të qëndrueshme afatgjatë dhe në zhvillimin afatgjatë të vendit .
Ndërkombëtarët kanë kërkuar që qeveria të prioritizojë ose ndryshe të zgjedhë se cilat projekte duhen bërë me PPP ,duke hequr dorë nga propozimet e pakërkuara ku proritizimi ofrohet nga privati dhe jo qeveria.
Dhe së fundi përdorimi kaq i përhapur i këtij mekanizimi duhej mbështëtur mbi kapacitetet jo vetëm analizuese, negociuese por edhe mbikëqyresëe të administratës shqiptare. Duke marrë në konsideratë nivelin modest të njohurive që administrata shqiptare zotëron në këtë fushë , risku që ky mekanizëm të përdoret me sukses rritet .

Qeveria ka vendosur të rrisë pagën minimale nga 24 mijë në 26 mijë lekë dhe vendimi hyn në fuqi që prej 1 janarit 2019. A do të ndikojë ky vendim në kahun e të ardhurave?

Së pari, më lejoni të rendis disa aspekte pozitive që lidhen me rritjen e pagës minimale. Rritja e pagës miminale tenton të rrisë sadopak standartin e jetesës për pjesën më pak të paguar, rrjedhimisht edhe më të varfër të shoqërisë.


"Për këdo që mund të mendojë që rritja e pagës minimale mund të përdoret si një mundësi për të mbedhur më shumë të ardhura nga sigurimet shoqërore, duhet të theksoj se ky efekt thuajse zerohet në buxhet, pasi niveli i pagës minimale ndikon edhe në formulën e llogaritjes së pensionit të pleqërisë, duke rritur kështu edhe shpenzimet për pensione. "


Gjithmonë kam qenë e mendimit që paga minimale duhet të indeksohet çdo vit me normën e inflacionit, duke lehëtësuar familjet shqiptare, të paktën nga barra e rritjes së inflacionit. Rritja e pagës minimale ndikon drejt për së drejti në konsum pasi këto fonde shkojnë tërsisht për konsumin e përditshëm familjar. Ndërkohë duhet thënë që rritja e pagës minimale ndikon pozitivisht në reduktimin e pabarazisë gjinore, pasi pjesa më e madhe e punonjësve që paguhen me pagë minimale janë gra.
Për këdo që mund të mendojë që rritja e pagës minimale mund të përdoret si një mundësi për të mbedhur më shumë të ardhura nga sigurimet shoqërore, duhet të theksoj se ky efekt thuajse zerohet në buxhet, pasi niveli i pagës minimale ndikon edhe në formulën e llogaritjes së pensionit të pleqërisë, duke rritur kështu edhe shpenzimet për pensione.

A do të ndikojë vendimi i sapomarrë në zvogëlimin apo deri në falimentim të industrisë Fason?

Nga ana tjetër në kushtet kur kemi një rënie të konsiderueshme të Euros, e shoqëruar kjo edhe me rritje të pagës minimale, të gjitha kompanitë të cilat i kanë flukset hyrëse( kontratat) në euro dhe kostot e tyre dominohen nga kosto e krahut të punës, kuptohet do të jenë në vështirësi financiare. Në afat të shkurtër të dy këto faktorë, pa përjashtuar edhe konkurencën rajonale, mund të çojnë në një zvogëlim të aktivitetit të komapanive Fason, duke pasur efekte afatshurtra në punësim por edhe në eksport.
Personalisht, nuk kam menduar edhe nuk mendoj që zhvillimi ynë aq më tëpër i qëndueshëm do të mbështetet tek Industria Fason, megjithëse duhet thënë që kjo industri ka ndihmuar në lehtësimin e disa plagëve sociale, pasi ka ofruar punësim për pjesën më të varfër të shoqërisë.
Por në të jëjtën kohë, vlen të theksohet se kjo industri kështu siç funksionon ka arritur maturimin e vet dhe duhet të eksplorojë alterativa të tjera rritjeje. Megjithë paketën e lehtësive që ofroi qeveria mandatin e parë për këtë in-dustri , objektivat nuk u arritën. P.sh për vitin 2016 objektivi ishte që eksportet fasone të arrinin vlerën 900 mln euro. Eksporti faktik i tyre arriti vetëm 800 mln euro. Objektivi i dytë ishte rritja e numrit të punësuarve 100.000. Ndërkohë që pas vlerësimit të INSTAT shifrat e punësimit në 2016 arritën rreth 50,000 të punësuar.Me sa më sipër nuk dua të them që Fa-sonët duhet që “ti humbasim” apo t'i lemë të “falimentojnë” në konkurencën rajonale. Por kompanitë e fasonit nuk mund të vazhdojnë të mbijetojnë vetëm duke eksportuar krahun e lirë të punës. Personalisht mendoj se avantazhi konkurrues krijohet me investime në teknologji, shtrirje të aktivitetit edhe në prodhimin e lëndës së parë, me rritje të eficencës operacionale dhe miksim i drejtë i aftësive prodhuese dhe kapaciteteve të prodhimit. Rritja e pagës minimale duhet të konsiderohet stimulim dhe investim tek pasuria më e madhe e një biznesi, punonjësit.

Si e parashikoni 2019-ën dhe ku duhet të fokusohet ekonomia shqiptare? Cili model ekonomik duhet ndjekur sipas jush?

Gjatë 2019-ës shpresoj që të gjihtë paramentrat ekonomik do të shënojnë sërisht rritje megjithëse duhet thënë jo sinjifikante.
Ky fundvit i vështirë, na lë shpresëplotë që ndryshimi është i mundshëm. Politikëbërsit shpresoj të jenë qartësuar që përveç poltikës së ditës, kemi nevojë për një vizion zhvillimi afatgjatë. Po ashtu implementimi i reformës në drejtësi, është një ogur i mirë i cili ofron një siguri të pazëvendësueshme për investitorët brenda dhe jashtë Shqipërisë .

Por sërisht kemi nevojë për vazhdimin e reformës ambicioze të deregullimit , kemi nëvojë për të reduktuar tarifat e importit për lëndët e ndërmjetme dhe lëndën e parë. Duhet të rrisim konkurueshmërinë e brendshme duke reformuar rregullat dhe procedurat. Një nevojë urgjente është ristrukturimi i kompanive shtetërore. Investimet në transport duhet të drejtohen nga parimi i rrijtes së eficencës së konektivitetit, me qëllim fasilitimin e tregëtisë. Kemi nevojë urgjente të investojmë në zgjerimin e aftësive tona në njohjen e tekologjive të reja si dhe në inovacion. Duhet të disponojmë shërbime financare më të mira, më të shpejta dhe me kosto më të ulët, të cilat rrisin konkurrueshmërinë e produktit shqiptar.


"Por sërisht kemi nevojë për vazhdimin e reformës ambicioze të deregullimit , kemi nëvojë për të reduktuar tarifat e importit për lëndët e ndërmjetme dhe lëndën e parë. Duhet të rrisim konkurueshmërinë e brendshme duke reformuar rregullat dhe procedurat . Një nevojë urgjente është ristrukturimi i kompanive shtetërore. Investimet në transport duhet të drejtohen nga parimi i rrijtes së eficencës së konektivitetit, me qëllim fasilitimin e tregtisë. "


Megjithë sfidat që kemi përpara, unë jam optimiste. Jam e sigurt se Shqipëria i ka të gjitha mundësitë dhe kapacitetet të rrisë produktivitetin duke përshpejtuar rritjen ekonomike të qëndrueshme në afat të gjatë .
Por tani më shumë së kurrë kemi nevojë për vizion të qartë, implementim të shpejtë dhe sa më shumë pozitivitet dhe optimizëm.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë