Shendet

Rritja e të shtruarve në spital, shumica mbi 60 vjeç dhe të pavaksinuar. Mjekët: Mos e refuzoni vaksinën

Gjatë 24 orëve të fundit u raportua numri më i lartë i të shtruarve në spitalin Covid-1. Që prej javës së shkuar numrat e të shtruarve kanë ardhur duke u rritur gradualisht dhe duket se shkak është varianti Delta që e dha impaktin e tij.
Në mbledhjen e fundit të komitetit Teknik të ekspertëve që u mbajt të Hënën, u raportua se numri i të shtruarve në spital ishte 9, ndërsa të të mërkurën u raportua se numri se ishte 17, gati dyfish.

Tritan Kalo

Mjeku Tritan Kalo tha për Gazetasi.al se të shtruarin në spital janë të pa vaksinuar edhe pse grup-mosha e tyre mbi 60 vjeç, tashmë i ka marrë të dy dozat e vaksinimit.
“Ulja e prag moshës së infektimit sidomos nga varianti Delta i Sars-Cov2/Covid-19, e bën edhe më iminente vaksinimin sidomos të personave më të ekspozuar për shkak të profesionit të tyre si dhe ata që nuk e kanë kaluar deri më tash një infeksion të tillë,” shpjegon mjeku.

Dhimitër Kraja

Apeli i mjekëve për qytetarët i drejtohet vaksinimit. Ata shprehen se vetëm me mbulesë të lartë vaksinale do të mund të anashkalohen shtrimet në spital dhe infektimet. Në një mesazh publik edhe mjeku infeksionist Dhimitër Kraja është shprehur se prej disa ditësh në spitalin Covid 1 ka të dhëna të reja të cilat tregojnë se vaksinimi ka një vlerë të madhe në këtë kohë. Njëjtë si mjeku Kalo ai shpjegon se të shtruarit janë të pa vaksinuar dhe apelon që qytetarët të vaksinohen, por edhe të marrin të dyja dozat e të mos mjaftohen me një Prania e variantit Delta në vendin tonë, u kuptua nga ndryshimi i situatës epidemiologjike gjatë mesit të muajit korrik. Rastet kanë ditë që janë të luhatura dhe shihet se shifrat janë në rritje.
Gjatë mbledhjes së Komitetit të Ekspertëve, shefja e shërbimit epidemiologjik në ISHP, Siva Bino, tha se nga mostrat e dërguara në Berlin, 21 prej tyre kishin rezultuar me variantin Delta e 6 persona kanë qenë të vaksinuar, dy kanë me Astrazeneca të vaksinuar në Britani, dy me Pfizer vetëm me nga një dozë dhe 2 raste kishin marrë vaksinën kinezen Coronavac me dy doza, por asnjë nuk ka pasur nevojë për trajtim spitalor.
Ekspertët e shëndetit Publik kanë theksuar se vaksinimi është i nevojshëm për të shmangur gjendjen e rëndë nga varianti Delta. Në një intervistë të fundit për Gazetasi.al, mjeku shqiptar në Londër, Laidon Shapo theksoi se për qytetarët shqiptarë të cilët kanë marrë Sinovac në fillimet e vaksinimit masiv duhet edhe një dozë e tretë mbrojtëse.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë