Politike

Rritja e të infektuarve, Spahia: Ku shkuan 49 respiratorë?

Qeveria ka dështuar në masat e marra për të përballuar pandeminë, prandaj dhe, sipas Partisë Demokratike, numri i të infektuarve po rritet dhe spitalet kryesore rrezikojnë të mbyllen sërish.

Bardh Spahia i PD-së ka radhitur përmes një postimi në Facebook etapat kryesore që qeveria proklamoi për të përballuar pandeminë, porse, asnjëra prej tyre, sipas tij, nuk u zbatua.

“Askush nuk e di sot sa para shpenzoi qeveria për të mbrojtur dhe kuruar qytetarët. Dimë vetëm pjesën e shoë-t të improvizuar të Ramës dhe Ogerta Mastirliut.

1. Në fillim, u vendos se Konvaleshenca e Durrësit do të përdorej si karantinë. Ndodhi vetëm në ERTV.

2. Pastaj, kryeepidemiologu Edi Rama foli për një strukturë të re spitalore pranë autostradës Tiranë-Durrës, për të mbështetur reanimacionin. Çfarë ndodhi me të? Heshtje!

3. Tre javë me parë, u prezantua si revolucion në shëndetësi i ashtuquajturi Spitali i Ri Covid 3, në ambientet e QSUT-së. Vazhdon të jetë veç mure, pa personel. Ekziston vetëm në propagandën e ERTV-së.

4. Po 54 respiratorët për të cilët u bë tenderi sekret ku janë? Erdhën vetëm 5 copë në 2 prill, pastaj vetëm heshtje.

• Dimë çfarë ndodh me ndihmat e partnerëve, por jo me paratë e taksave tona.

• Dimë që spitalët janë kthyer në vatrën më të rrezikshme dhe më të madhe të infektimit të më shumë se gjysmës së qytetarëve të prekur.

• Dimë që po paguajmë me shëndetin tonë faturën e improvizimit, dështimit dhe të korrupsionit qeveritar”, shkruan Spahia në Facebook.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë