Nga Gazeta ‘SI’ – Pavarësisht rritjes së ndjeshme të çmimeve të naftës në tregjet ndërkombëtare gjatë tremujorit të parë të vitit 2026, ndikimi i këtij zhvillimi në inflacionin në Shqipëri ka mbetur i kufizuar.
Sipas analizës së Bankës së Shqipërisë, presionet më të forta mbi nivelin e përgjithshëm të çmimeve vijojnë të vijnë nga brenda ekonomisë vendase.
Në të njëjtën kohë, inflacioni i importuar, i ndikuar kryesisht nga lëvizjet e çmimeve të energjisë dhe naftës në tregjet globale, është rritur, por ende luan një rol dytësor në krahasim me presionet e brendshme. Edhe pse çmimet e naftës kanë ndikuar në rritjen e kostove të karburanteve, efekti i tyre ka mbetur i përqendruar dhe nuk është përhapur ndjeshëm në kategori të tjera të konsumit.

Të dhënat tregojnë se gjendja ciklike e ekonomisë mbetet në territor pozitiv, e shoqëruar me nivele të ulëta papunësie dhe shfrytëzim të lartë të kapaciteteve prodhuese nga bizneset. Kjo situatë ka sjellë rritje të pagave dhe kostove të prodhimit, të cilat mbeten kontribuuesi kryesor në formimin e inflacionit.
Në këtë kuadër, edhe pse goditjet nga tregjet ndërkombëtare vazhdojnë të jenë të pranishme, ato nuk përbëjnë aktualisht burimin kryesor të inflacionit në vend.
Kategoria ‘strehim-qira’ dhe ushqimet mbeten barra më e madhe për shqiptarët me një kontribut afër 1 p.p në inflacionin final.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje