Sociale

Rritet numri i të prekurve dhe shtrimet në spital, 5 humbje jete dhe 273 raste

Më pak testime se 24 orë më parë, por më shumë infektime raportohen nga të dhënat ditore të Ministrisë së Shëndetësisë.

24 orët e fundit janë kryer 1289 testime, ku rezultojnë 273 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2.

Janë shëruar 44 qytetarë, por ka pasur edhe 5 humbje jete.

Në spitalin Infektiv dhe atë “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 259 pacientë, 20 në terapi intensive, 3 prej tyre janë të intubuar.

COVID-19 – Statistika (17 Tetor 2020)

Raste të reja ditore             273

Të shëruar ne 24 orë           44

Humbje jete në 24 orë          5

Testime ditore                      1,289

Testime totale              106,093

Raste pozitive               16,774

Raste të shëruara                10,001

Raste Aktive             6,325

Humbje jete               448

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë     3176

Durrës        651

Shkodër     451

Fier            364

Korçë        356

Lezhë        324

Elbasan     265

Vlorë         231

Berat         182

Kukës        165

Dibër          84

Gjirokastër   76


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë