Komunitet

Rritet numri i të huajve që i sjell feja në Shqipëri

Në Shqipëri kanë hyrë 31, 5 % më shumë shtetas këtë shtator se sa në shtatorin e një viti më parë.

Është vënë re një rritje në numër si tek shtetasit shqiptarë, ashtu edhe të huaj, të cilët kanë hyrë në Shqipëri.

Ndër vendet që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri, Kosova ka pasur rritjen

më të madhe me 66,0 % dhe ulje kanë patur vetëm shtetasit nga Mali i Zi me 16,3 %.

Në nëntëmujorin e 2018, ndër vendet që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri, Polonia ka patur rritjen më të madhe 37,2 %

Sipas qëllimeve

Sipas të dhënave të INSTAT, të huajt që kanë hyrë në Shqipëri për qëllime fetare në shtator 2018, janë 176% më shumë se në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Rritje të numrit të shtetasve të huaj është vënë re edhe tek ata që kanë ardhur në Shqipëri për çështje personale dhe pushime. Është vënë re gjithashtu një rënie në mesin e shtetasve të huaj që vinin në Shqipëri për qëllime shëndetësore.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë