Ekonomi

Rritet besimi i investitorëve në Eurozonë, por rruga drejt normalitetit mbetet e gjatë

Besimi i investitorëve në Eurozonë për të ardhmen, sipas indeksit Sentix, përmirësohet në qershor dhe ky vlerësim i kompanisë që tregon pritshmëritë e investitorëve për të ardhmen e gjendjes ekonomike shkon në nivelin më të lartë që prej nëntorit të 2017-s, teksa blloku “po nis e po zgjohet nga gjumi i thellë letargjik”.

Indeksi i kompanisë së analizave ekonomike "Sentix" për besimin e investitorëve të eurozonës në ekonomi, i cili ka marrë në sondazh mes 4 - 6 qershorit rreth 1,173 investitorë, shkon në -24.8 nga -41.8 që ishte në Maj. Ky vlerësim i kompanisë "Sentix" është goxha i përafërt me përfundimin e analizës së realizuar nga "Reuters" përsa i përket pritshmërive të gjendjes ekonomike të eurozonës. I cili rezultoi për Reuters që në qershor të ishte -22.5.

Indeksi gjendjes aktuale (në anglisht Present Situation Index) i cili tregon ndjesinë e konsumatorëve përsa i përket gjëndjes ekonomike që ata i rrethon, realizuar nga kompania e analizave ekonomike “Nielsen” përmirësohet në -61.5 nga -73 që ishte në maj. Po kështu dhe indeksi i pritshmërive (në anglisht Expectations Index) publikuar nga instituti i kërkimeve “Conference Board” gjithashtu ka regjistruar një përmirësim të madh. Ky indeks (ose tregues) i cili reflekton perspektivën afatshkurtër të konsumatorëve përsa i përket përfomancës së ekonomisë është rritur në 21.8 nga -3.0 që ka qënë gjatë muajit të shkuar maj. Ky indeks regjistron rritjen e tretë rradhazi mujore dhe nivelin më të lartë që prej nëntorit të 2017-s.

Manfred Huebner drejtuesi menaxherial i Sentix

“Ekonomia po zgjohet nga gjumi i saj i thellë letargjik. Por rruga drej normalitetit është e gjatë”, shprehet drejtuesi menaxherial i Sentix Manfred Huebner. “Për eurozonën, investitorët presin që më shumë se 50% i rënies ekonomike të rikuperohet” shton ai.

“Kjo tregon se brenda një viti ne prapë do të jemi dukshëm nën nivelet e para fillimit të krizës nga koronavirusi. E kjo, pavarësisht masave stimuluese, paketave fiskale dhe injektimeve financiare nga bankat qëndrore. Ndonëse trendi në rritje ka nisur, për një rikthim real të trendit ashtu siç ka qënë përpara koronavirusit është shpejt për të folur”, përfundon mendimin e tij zoti Huebner për Reuters. Burimi: Reuters. Përshtati në shqip Gazeta “Si”.

Copyright © Gazeta "Si"

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës "Si", në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë