Sociale

Rriten shifrat, më shume se 280 të infektuar

Vijojnë të mbeten të larta shifrat e të infektuarve me koronavirus në vendin tonë. Ministria e Shëndetësisë raportoi sot 284 raste të reja nga 4,201 testime të kryera.

Fatmirësisht në 24 orët e fundit nuk është shënuar asnjë viktimë si pasojë e virusit. Tirana ka numrin më të lartë të të infektuarve. Ndërsa, sipas ministrisë aktualisht janë 1,271 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 34 pacientë. Janë shëruar 33 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,503 që nga fillimi i epidemisë.

Sakaq, MSH vijon t’u bëjë apel qytetarëve që të vaksinohen për të mbrojtur veten dhe njerëzit e afërt dhe për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë