Sociale

Rriten shifrat/ 11 të vdekur, 887 raste të reja me Covid-19 në 24 orë

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka njoftuar se në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 11 pacientë,  8 qytetarë nga Tirana, 2 qytetar nga Kavaja, 1 qytetar nga Mirdita, të moshave 54-86 vjeç.
Gjithashtu, janë kryer 3891 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 887 qytetarë.  Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 330 raste në Tiranë, 56 raste në Durrës, 55 raste në Vlorë, 43 raste në Lushnje, 38 raste në Fier, 34 raste në Elbasan, 23 raste në Berat, 21 raste në Kurbin, 19 raste në Shkodër, 18 raste në Kavajë, 17 raste në Krujë, Lezhë, 16 raste në Kamëz, 14 raste në Mallakastër dhe Gramsh, 13 raste në Kukës, 12 raste në Gjirokastër, Sarandë, 11 raste në Kuçovë, 10 raste në Librazhd, 8 raste në Pogradec, 7 raste në Mirditë, Delvinë, Malësi e Madhe, Shijak, 6 raste në Mat, Divjakë, Dibër, Skrapar, 5 raste në Patos, 4 raste në Korçë, Has, Ura Vajgurore, Vau i Dejës, Vorë, 3 raste në Rrogozhinë, Peqin, Poliçan, 2 raste në Tropojë, Tepelenë, Belsh, Prrenjas, Bulqizë, Himarë, Klos, 1 rast në Devoll, Selenicë, Rroskovec, Cërrik, Këlcyrë, Libohovë.
"Në 24 orët e fundit janë shëruar 523 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 45,906 që nga fillimi i epidemisë.Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 292 pacientë, 21 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar," njofton Ministria.
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 16336
Fier 2154
Durrës 1547
Shkodër 1380
Elbasan 1263
Vlorë 1204
Lezhë 1029
Korçë 912
Berat 917
Gjirokastër 567
Dibër 442
Kukës 447


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë