Sociale

Rriten rastet e reja me Covid-19. Mes pesë viktimave, edhe një vajzë 26 vjeç

Kurba e pandemisë në Shqipëri ka njohur një tjetër rritje në 24 orët e fundit. Ndërsa mes pesë viktimave të 24 orëve ka qenë dhe një vajzë vetëm 26 vjeç nga Mati.
Rastet e reja- Nga 3511 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 833 qytetarë në 24 orët e fundit (dje rastet e reja ishin 786).
Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:
349 raste në Tiranë, 42 në Elbasan, 34 në Durrës, 30 në Shkodër, 26 në Kavajë, nga 25 raste në Kurbin, Vlorë, 23 në Krujë, nga 20 raste në Lushnje, Berat, 17 në Lezhë, nga 15 raste në Kamëz, Kuçovë, 14 në Korçë, nga 12 raste në Fier, Kukës, Gramsh, 9 në Ura Vajgurore, nga 8 raste në Mirditë, Sarandë, nga 7 raste në Mallakastër, Mat, Tepelenë, nga 6 raste në Malësi e Madhe, Patos, nga 5 raste në Tropojë, Delvinë, Bulqizë, Kolonjë, nga 4 raste në Has, Rrogozhinë, Gjirokastër, Belsh, Dibër, Peqin, Memaliaj, Shijak, Vorë, nga 3 raste në Pogradec, Divjakë, Selenicë, Cerrik, Poliçan, nga 2 raste në Pukë, Librazhd, Roskovec, Dropull, Këlcyrë, nga 1 rast në Prrenjas, Himarë, Skrapar.
Viktimat - Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 5 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19 në spitalet COVID. Dy qytetarë nga Tirana, një qytetar nga Korça, një qytetare nga Mati, një qytetar nga Kruja, të moshave 26-70 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.
Të shëruarit- Në 24 orët e fundit janë shëruar 506 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 43,890 që nga fillimi i epidemisë.
Situata në spitale- Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 286 pacientë, 18 në terapi intensive nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar.


Copyright © Gazeta “Si”




Më Shumë