Sociale

Rriten rastet e reja, 4 të vdekur nga Covid në 24 orët e fundit

Katër të vdekur dhe 376 raste të reja me Covid 19 janë regjistruar në 24 orët e fundit në vend, ku vërehet një rritje e të infektuarve, pasi një ditë më parë ishin 138 qytetarë.

Sa i takon viktimave, bëhet fjalë për një qytetare nga Vlora 69 vjeçe, një qytetare nga Përmeti 71 vjeçe, dy qytetarë nga Tirana të moshave 72-73 vjeç Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 141 pacientë, nga të cilët 14 janë në gjendje më të rënduar.

Janë shëruar 193 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 195,629 që nga fillimi i epidemisë.

Janë 5528 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin, ndërsa janë kryer 3279 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 376 qytetarë, në këto bashki: 151 në Tiranë, 26 në Fier, 22 në Durrës, nga 12 qytetarë në Vlorë, Përmet, 11 në Berat, 10 në Elbasan, nga 9 qytetarë në Kuçovë, Kavajë, Sarandë, nga 8 qytetarë në Gjirokastër, Lushnje, Shkodër, nga 6 qytetarë në Devoll, Korçë, Kamëz, nga 4 qytetarë në Kukës, Patos, Mallakastër, nga 3 qytetarë në Skrapar, Memaliaj, Këlcyrë, Rrogozhinë, Krujë, nga 2 qytetarë në Vau i Dejës, Pukë, Lezhë, Mirditë, Kurbin, Shijak, Vorë, Dibër, Mat, Roskovec, Tepelenë, Pogradec, Kolonjë, Poliçan, Gramsh, nga 1 qytetar në Librazhd, Belsh, Dimal, Maliq, Divjakë, Tropojë.

Statistika (14 Dhjetor 2021)

Raste të reja ditore          376

Të shëruar në 24 orë       193

Të shtruar në spitale       141

Humbje jete në 24 orë     4

Testime ditore                 3279

Testime totale              1,425,987

Raste pozitive                204,301

Raste të shëruara          195,629

Raste Aktive                      5528

Humbje jete                      3,144

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë           2596

Fier                 642

Gjirokastër     535

Shkodër          382

Durrës             333

Elbasan           257

Berat               244

Vlorë                202

Lezhë               122

Korçë               114

Kukës               53

Dibër                48


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë