Sociale

Rriten rastet ditore/ 5 të vdekur, 203 të infektuar të rinj në 24 orë

Gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë 5 persona të prekur nga Covid-19, një 59-vjeçare nga Elbasani, një 79-vjeçare nga Vlora, një 87-vjeçare nga Tirana dhe dy qytetarë nga Durrësi: 66 dhe 85 vjeç.
Ndërkohë Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, ka njoftuar se në këto 24 orë janë konfirmuar edhe 203 raste të reja nga 1351 testime të kryera, duke shënuar kështu numrin më të lartë të rasteve ditore që nga fillimi i epidemisë.
“Janë shëruar 87 qytetarë, duke e çuar në 9762 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë. Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 68 raste në Tiranë, nga 17 raste në Fier, Korçë, 15 në Elbasan, 14 në Berat, 12 në Lezhë, 10 në Durrës, 9 në Lushnje, 6 në Pogradec, nga 5 raste në Vlorë, Sarandë, nga 3 raste në Gramsh, Kuçovë, nga 2 raste në Shkodër, Kurbin, Mirditë, Tepelenë, Roskovec, nga 1 rast në Krujë, Kavajë, Librazhd, Mat, Fushë-Arrëz, Selenicë, Bulqizë, Shijak, Vorë. Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 239 pacientë, 15 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar,” shkruhet më tej në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, ku theksohet se që prej ditës së nesërme maskat do të jenë të detyrueshme edhe në ambientet e hapura jashtë shtëpisë.
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 2890
Durrës 593
Shkodër 426
Korçë 325
Fier 306
Lezhë 290
Elbasan 246
Vlorë 208
Berat 168
Kukës 159
Dibër 82
Gjirokastër 66


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë