Ekonomi

Rriten me 14% udhëtimet e shqiptarëve jashtë vendit, Italia dhe Greqia vendet e preferuara

Nga Gazeta ‘Si’- Shqiptarët kanë kryer rreth 4.5 milionë udhëtime brenda dhe jashtë vendit gjatë vitit 2025, sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, duke reflektuar rritje të aktivitetit turistik dhe lëvizshmërisë së qytetarëve.

Një rritje e dukshme është regjistruar te udhëtimet jashtë vendit, të cilat janë shtuar me 14.3% në krahasim me një vit më parë.

Brenda vendit, destinacionet më të preferuara mbeten Vlora, Korça dhe Durrësi, ndërsa jashtë Shqipërisë dominon rajoni dhe Europa. Italia kryeson me 11.3% të preferencave, e ndjekur nga Greqia me 10.4% dhe Gjermania me 4%. Destinacione të tjera si Turqia, Spanja dhe Mali i Zi zënë së bashku një peshë prej 2.9%.

Sipas INSTAT, sezoni veror vijon të jetë periudha më e ngarkuar për udhëtime. Gushti kryeson me 12.6% të totalit, i ndjekur nga qershori me 10.9% dhe dhjetori me 10.2%. Gjatë korrikut dhe gushtit regjistrohet edhe numri më i lartë i netëve të qëndrimit, ndërsa kohëzgjatja mesatare e një udhëtimi për vitin 2025 është 5.3 netë.

Të dhënat tregojnë gjithashtu ndryshime në mënyrën e akomodimit dhe transportit. Akomodimet me qira, përfshirë platformat si Airbnb, janë rritur me 5.9%, ndërsa hotelet me 5.6%. Ndërkohë, transporti ajror ka shënuar rritjen më të fortë, me 14%, duke reflektuar një prirje në rritje drejt udhëtimeve më të shpejta dhe ndërkombëtare.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë