Sociale

Rriten infektimet nga Covid, një në katër të testuar rezulton pozitiv

Më shumë se një në katër persona e testuar në 24 orët e fundit ka rezultuar pozitiv me Covid. Rritja është dy herë më e lartë në krahasim me mesataren e regjistruar në dy javët e fundit.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se nga 805 testime, 219 persona kanë rezultuar pozitivë. Fatmirësisht nuk ka asnjë viktimë nga infeksioni.

Ministria e Shëndetësisë u apelon qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Çdo qytetar mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrat shëndetësore.

MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar me dy doza, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqëndruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese.

Qytetarët mbi 60 vjeç dhe ata me imunitet të dobët, që kanë kaluar 4-6 muaj nga kryerja e dozës së tretë, mund të marrin dozën e katërt të vaksinës anti-Covid, sipas rekomandimit të mjekut të familjes.

143 të infektuar janë regjistruar në Tiranë, nga 11 qytetarë në Vlorë, Fier, 9 në Lezhë, nga 5 qytetarë në Krujë, Korçë, Elbasan, nga 4 qytetarë në Shkodër, Durrës, Kamëz, Sarandë, 3 në Roskovec, nga 2 qytetarë në Dibër, Gjirokastër, nga 1 qytetar në Lushnje, Mallakastër, Selenicë, Himarë, Kolonjë, Kuçovë, Skrapar.

Janë 829 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 9 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2. Janë shëruar 75 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 273,337 që nga fillimi i epidemisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë