Treg

Rreziqet më të mëdha për aksionet në 2020-ën

Optimizmi mbi “fazën e parë” të marrëveshjes tregtare mes SHBA-ve dhe Kinës po nxisin rritjen e aksioneve në nivele më të larta. Por bankat e Wall Street ende besojnë se tregtia është një prej risqeve më të mëdha për tregjet në 2020-ën.

Ajo temë, e cila nxiti tregjet pozitivisht në vitin 2019, ngjan se nuk është e vështirë të tronditet e të përmbyset.

Edhe pse dy ekonomitë më të mëdha në botë janë duke u afruar më shumë me nënshkrimin e një marrëveshjeje paraprake, shumë investitorë mbeten skeptikë pas qasjes tërhiq e mos e këput mes tyre në fushën e tregtisë këtë vit.

Lufta tregtare

Lufta tregtare paraqet dy rreziqe, sipas bankave në Wall Street.

Nga njëra anë, Uashingtoni dhe Pekini kanë rënë dakord vetëm për “fazën e parë” të marrëveshjes. Menjëherë pas nënshkrimit të marrëveshjes – nëse do të nënshkruhet -- një marrëveshje e plotë duhet të negociohet. Dhe sa më shumë bisedime tregtare ndodhin, aq më shumë afrohet edhe rreziku i titujve negativë dhe kërcënimeve të tarifave të ripërtërira.
Një përshkallëzim i luftës tregtare mund të çojë në një dëm të konsiderueshëm ekonomik, veçanërisht duke dëmtuar shpenzimet e biznesit dhe punësimin, shkruan ekonomistët në Morgan Stanley në një analizë të fundit.

Megjithëse lufta tregtare me Kinën është ndoshta pengesa më e rëndësishme për tu pastruar për rritjen globale, Amerika ka kërcënuar gjithashtu për tarifa importi për partnerët e saj europianë.

Tarifat për automjetet në Gjermani, për shembull, do të vazhdojnë të rriten vitin e ardhshëm. Presidenti Donald Trump rinovoi gjithashtu kërcënimin e tarifave ndaj çelikut dhe aluminit në Brazil dhe Argjentinë në fillim të dhjetorit.

Në anën tjetër, zhvillimet tregtare mund të befasojnë tregjet me zhvillime pozitive. Kjo mund të përbëjë një rrezik për investitorët që presin përparim të ngadaltë në negociata.
Për shembull, analistët e Bankës së Amerikës thanë në një shënim të fundit se një marrëveshje e konsiderueshme më e madhe tregtare dhe e qëndrueshme mund të bëjë që parashikimi i tyre për vitin 2020 të duket konservator.

Recesion apo kthim mbrapsht?

Rreziqet e recesionit janë zvogëluar në gjysmën e dytë të vitit 2019, por ekspansioni më i gjatë në historinë e SHBA do të duhet të përfundojë në një moment. Pas rritjes së PBB-së rej 3.1% në tre muajt e parë të vitit, ekonomia u ngadalësua në një normë prej 2% dhe 2.1% në tremujorët vijues. Rritja ekonomike pritet të ngadalësohet më tej në vitin 2020.

Në të njëjtën kohë, edhe prodhimi global pritet të shfaqë të njëjtat simtoma. Sektori është dëmtuar nga lufta tregtare, si globalisht ashtu edhe në Shtetet e Bashkuara, që kanë mbajtur peshën e kërkesës dhe çmimet e materialeve. Por të dhënat kanë filluar të përmirësohen, të cilat mund të ndihmojnë aksionet të rriten.

"Mjedisi më i mirë për aksionet është kur ISM [indeksi i prodhimtarisë] është përkeqësuar dhe ka rënë nën 50, por pastaj ndryshon kursin dhe fillon të përmirësohet," tha Jonathan Golub, shefi strategjik i kapitalit amerikan në Credit Suisse.

Një ngërç në tregtinë globale dhe një ulje e pasigurisë politike mund t'i japin këtij tregu një nxitje shtesë. Ekonomistët e Morgan Stanley presin që rritja globale të përmirësohet në fillim të vitit 2020, edhe pse ata presin që rikuperimi të jetë në nivele të ulta.

Zgjedhjet presidneciale

Zgjedhjet presidenciale në SH.B.A janë tregues i një rreziku politik, për të cilin investitorët tregohen vigjilent. Shumë varet nga kandidati demokrat që sfidon Presidentin Donald Trump. Një demokrat më i moderuar mund të zvogëlojë pasigurinë politike, thanë analistët e BofA.

Një kandidat i mprehtë i majtë mund të përfaqësojë rreziqe për sektorë të veçantë, si dhe bilancin fiskal të vendit. Për shembull, pretendentja demokratike Elizabeth Ëarren propozoi të ndalojë të injektimin e likuiditetit në masa të mëdha. Ëall Street është i sigurt që një administratë Warren do të ishte e keqe për kompanitë e energjisë. Në të njëjtën kohë, Warren gjithashtu mund të jetë e keq për biznesin, për bankat dhe firmat e investimeve.

"Unë do të prisja që një ndjenjë rreziku mund të zhvillohet e të marrë të përpjetën deri në fund të verës ose në fillim të vjeshtës përpara zgjedhjeve presidenciale të SH.B.A.-ve, pasi investitorët sjellin rrezikun e ashpër politik në fokus." tha John Herrmann, ekonomist dhe drejtor i strategjisë së normave të interesit në MUFG.

Ndërkohë, investitorët po pyesin se çfarë do të ndodhte me stimulin fiskal në administratën e ardhshme. Ulja e taksave nga administrata Trump (2017) rriti ekonominë dhe tregun e aksioneve në vitin 2018, por efektet e saj janë zbehur tashmë./CNN/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë