Moti

Rreshje intensive shiu gjatë pasdites, rrezik përmbytje në veri të vendit

Sot pasdite dhe nesër priten reshje intensive në qarqet Shkodër dhe Gjirokastër, por lokalisht shumë intensive në qarkun Shkodër. Ndërsa në pjesën tjetër të vendit priten reshje mesatare, por lokalisht intensive në Kukës, Lezhë, Berat, Korçë dhe Vlorë. Të dhënat meterologjike tregojnë se reshjet pritet të jenë të shoqëruara dhe me shtrëngata.
Në veri dhe verilindje të vendit, sot dhe nesër reshjet priten të jenë edhe në formë dëbore në lartësitë më të mëdha se 500 mbi nivelin e detit. Era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.

Temperaturat:
Në bregdet: 8-13 gradë celsius.
Në vendet e ulëta: 6-14 gradë celsius.
Në vendet malore: 0-7 gradë celsius.

IGJRUM ka llogaritur se reshjet do të sjellin rritje të prurjeve dhe niveleve në Lumenjtë Drin-Buna, Liqenin e Shkodrës dhe Lumin Vjosa. Në pjesët e sipërme të këtyre baseneve lumorë, mund të ketë vërshime të shpejta të përrenjve dhe lumenjve më të vegjël të shoqëruara edhe me rrëshqitje të dherave, kryesisht në qarqet Shkodër, Kukës, Vlorë dhe Gjirokastër.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë