Atletike

Rregulli që u ndalon femrave me nivel testosteroni të lartë që të garojnë

Në ditët e fundit të muajit prill, Shoqata Ndërkombëtare e Federatave të Atletikës doli me një rregull që ka ngjallur mjaft debate e kritika.

Bëhet fjalë për një vendim që u ndalon atleteve në disa disiplina pjesëmarrjen në garë, nëse kanë nivele testosteroni të larta, edhe nëse ky nivel testosteroni është natyral e jo i nxitur nga medikamente të ndryshme.

Rregulli prek kryesisht garat nga 400 deri në 1500 metra të atletikës dhe nëse deri në nëntor nuk do të sfidohet nga ndonjë padi në gjykatë, do të aplikohet në të gjitha eventet ndërkombëtare.

Rregulli, që pritet të hyjë në fuqi në muajin nëntor, kërkon nga atletet që kapen mbi nivelet e përcaktuara, nëse duan që të garojnë do të duhet t’i nënshtrohen disa javë më parë një recete mjekësore për të ulur nivelin e testosteronit në trup.

Kritikët e këtij vënë në pikëpyetje etikën e këtij rregulli.

“Shqetësimi i parë etik është fakti që femrave atlete do t’u kërkohet që t’u nënshtrohen ndërhyrjeve të panevojshme mjekësore për të garuar dhe këto ndërhyrje nuk janë krejtësisht të parrezikshme për shëndetin e tyre. Nuk mund të ulesh nivelin e testosteronit tek femrat vetëm e vetëm se disa e kanë të lartë atë, nuk funksionon kështu, sepe mund të krijojë problem”, thotë Katrina Karkazis, biologe e “Yale Global Health Justice Partnership”.

Kjo nuk është hera e parë që kjo federatë del me një vendim të tillë. Vite më parë, IAAF u përpoq ta aplikojë këtë rregull në të gjitha disiplinat për femra, por u rrëzua nga gjykata pas padisë së athletes indiane, Dutee Chand me argumentin se nuk ka prova që të vërtetojnë se niveli i lartë i testosteronit ndikon në performancën e atleteve.

Kritika ndaj këti vendimi kanë mbërritur edhe nga Afrika. Kongresi Kombëtar Afrikan ka dalë me një deklaratë duke e cilësuar këtë rregull racist dhe që synon të ndëshkojë atletet afrikane.

3 Most Common Fraudulent Drugs


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë