Shkencë

Rregullat e çuditshme për emërtimin e objekteve të reja në hapësirë

Eksploruesit e hapësirës mendojnë se çdo gjë e re e zbuluar rishtazi duhet të emërohet nga një gjeo-shkencëtar, por ky nuk është kriteri i vetëm, gjithashtu duhet të jeni një fans i madh i objekteve të reja dhe i gjithë galaktikës.
Për shembull malet dhe rrafshinat në hënë janë të përcaktuara me emrin “Toka e mesme e Tolkeinit” nga Frank Herbert. Sipas shkencëtarëve, çdo gjë në hapësirë duhet të emërohet në mënyrë të përshtatshme. Për shembull hënat e Jupiterit, duhet të kenë një emër të lidhur me zjarrin, vullkanet ose “ferrin”.
Këto rregulla janë të dekretuara nga Unioni Ndërkombëtar Astronomik (NJAB), i cilët është cilësuar si arbitri zyrtar i nomenklatyrës planetare dhe satelitore i themeluar që prej vitit 1919. Teleskopët gjithnjë e më të fuqishëm dhe misionet e hapësirës nga njerëz ambiciozë për të zbuluar galaktikën, na ndihmojë të kuptojmë se jemi pjesë e një hapësire të pakufishme.
Rregullat e NJAB janë bërë publike këtë muaj pasi institucioni njoftoi se kishte nevojë për ndihmë porsa i përkiste emërtimit të disa hënave të Jupiterit që u zbuluan vitin e kaluar. Institucioni ka nxjerrë gjithashtu, një fushatë në rrjetet sociale për të gjetur emrat e hënave, nën hashtagun #NameJupitersMoons.

Por rregullat për zgjidhjen e emrit nuk do të ndryshojnë. Institucioni do të marrë në konsideratë vetëm emrat që plotësojnë kriteret kryesore të cilët janë:
-Emri duhet të jetë i përcaktuar sipas mitologjisë greke ose romake.
-Duhet ketë më pak ose 16 shkronja.
-Nuk duhet të tingëllojë ofendues për asnjë vend të botës, ose të jetë i lidhur me ndonjë aktivitet politik, ushtarak gjatë 100 viteve të fundit.
-Nuk mund t’i përkas një personi të gjallë
-Nuk mund të jetë i ngjashëm me emrin e ndonjë objekti që është gjetur më parë.
-Nëse hëna është në progres që domethënë, rrotullohet rreth vetes emri duhet të përfundojë me “a”, nëse është retrogradë, që do të thotë rrotullohet në drejtim të kundërt, emri duhet të përfundojë me “e”.
Gareth Williams, një astronom në qendrën “Harvard Smithsonian” e cila studion astrofizikën, thotë se këto udhëzime në dukje të rrepta janë të nevojshme për të shmangur konfuzionin në studimin e kozmosit. Ai shprehet se përpara se të vendoseshin këto rregulla sistemi diellor ishte një rrëmujë e madhe.

Luftërat politike dhe konfliktet ndërkombëtare herë pas herë shkaktonin edhe ndryshimin e emrave të planetëve, por disa shkencëtarë gjetën kohë dhe përcaktuan rregullat të cilat tashmë janë të detyrueshme për të gjithë botën.
Por mesa duket kohët e fundit, shkencëtarët duhet të mësojnë më shumë rreth mitologjisë në mënyrë që të të gjejnë emra të përshtatshëm.
Williams është shprehur se ndjehet krenar se disa këngëtarë të njohur mbajnë emrat e asteroideve të ndryshme, pasi shumica prej tyre kanë emrat e shkencëtarëve të cilët i kanë gjetur.
Rregullat janë të njëjta për të gjithë, madje edhe për shkencëtarët që zbulojnë këto objekte. Për shembull, në vitin 1980 kur astronomi James Gibson donte ti vendoste emrin një asteroidi që gjeti “Spoks”, njëjtë si macja e tij, ai nuk u lejua për shkak se ishte një emër që nuk përmbushte rregullat.
Fushata mund të jetë e bukur, por edhe e vështirë, sepse këto rregulla nuk do të lejojnë të veproni me anë të fantazisë tuaj. Edhe pse në duke të rrepta, sipas shkencëtarëve ato janë të detyrueshme për të pasur një galaktikë të rregullt.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë