Futboll

Rrëfimi i Asllanit: Katër net pa gjumë për rastin e humbur ndaj Barcelonës

Gazeta Si – Atë rast të humbur ndaj Barcelonës në Champions e ka përjetuar si një makth. E kishte të pamundur ta largonte nga mendja, por të paktën Interi u kualifikua dhe dhimbja e Asllanit u zbut disi.

"Nëse e harroj unë atë moment, ma kujtojnë të tjerët kur jam jashtë. Jam pak i lodhur me atë histori, por dua të rrëfej se kam qëndruar katër net pa gjumë. Atë aksion e kam të stampuar në kokë, por e rishikoja çdo mbrëmje.

Kristjan Asllani, mesfushori i Interit. Gazeta Si, 8 dhjetor 2022

Në fillim doja t’ia jepja topin Mkhitarian, preferova ta stopoja dhe t’ia kaloja, por kontrolli zgjati pak më shumë dhe në atë moment nuk kishte hapësirë. Besova se do të shënoja, por shkoi keq". Ky është rrëfimi i Kristjan Asllanit, mesfushorit të Interit dhe Kombëtares së Shqipërisë për rastin e humbur në ‘Camp Nou’ ndaj Barcelonës.

Në një intervistë për ‘La Gazzetta dello Sport’, ai ka folur për atë episod dhe çështje të tjera që kanë të bëjnë me aventurën zikaltër. Mesfushori shqiptar ka pohuar se po mëson ‘interizmin’ dhe se duhet të tregojë akoma durim për të kapur momentin e tij.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë