Gazeta Si - Odise Roshi ka ndërruar skuadër, por ka qëndruar në futbollin turk. Lojtari i Kombëtares ka firmosur kontratën e re me Sakariasporin.
Fieraku ka lënë Bolusporin, kua aktivizohej bashkë me sulmuesin kuqezi, Bekim Balaj. Ai ka zgjedhur t’i bashkohet Sakariasporit, që është ngjitur në Ligën e Parë. Pra, mesfushori i djathtë do të luajë në të njëjtën kategori.

Drejtuesit e Sakariasporit pretendojnë se kanë bërë një goditje të madhe me afrimin e lojtarit të Kombëtares shqiptare. Roshi është prezantuar me një video origjinale.
Ai vendos kufjet në vesh, udhëton me avion e pastaj me makinë në rrugët e Turqisë, për të mbërritur në destinacionin e ri. Gjatë udhëtimit në disa ekrane të mëdha anës rrugës shfaqen golat e lojtarit, mes tyre edhe një i shënuar me fanellën e Shqipërisë.
Son olarak Boluspor forması giyen Arnavutluk Milli Takımı oyuncusu Odise Roshi ile 2 yıllık sözleşme imzaladık.
— Sakaryaspor (@Sakaryaspor) June 22, 2022
Hoş geldin Roshi!#DelilerinTakımı pic.twitter.com/3MbkACJ6mG
Pastaj futbollisti kuqezi shfaqet në zyrat e klubit, ku hedh edhe firmën mbi kontratën e re. Më parë fieraku ka luajtur në Gjermani, Kroaci, Rusi dhe Hungari.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.