Futboll

Ronaldo në majën e Olimpit, asnjë europian më i mirë se ai

Kristiano Ronaldo shënoi 4 gola në fitoren e Portugalisë kundër Lituanisë në ndeshjen eliminatore për Uefa Euro 2020. Sulmuesi i Juventus tashmë ka shkuar në kuotën e 93 golave me Kombëtaren luzitane. Ai tashmë është vetëm 16 gola pas legjendës iraniane Ali Daei, i cili ka shënuar për ekipin e Iranit 109 gola.

Të katër golat e Ronaldos në këtë ndeshje erdhën në mënyra krejt të ndryshme. Rezultati i ndeshjes ishte i rëndësishëm për Portugalinë, pasi e mban në pozita kualifikuese 5 pikë mbrapa Ukrainës që është e para e grupit B. Kjo ishte ndeshja e tretë që 34-vjeçari shënoi më shumë se 3 gola në ndeshjet me Kombëtaren e tij.

Me gjithë arritjen e madhe personale, Ronaldo këmbënguli se ai ishte thjesht i lumtur për ekipin e tij pasi fitorja e madhe ngriti Portugalinë në vendin e dytë me tetë pikë.

"Unë jam duke kaluar një kohë të mirë, por suksesi i skuadrës është më i rëndësishëm.” u tha 34-vjeçari gazetarëve. Jam i lumtur dhe po e shijoj këtë moment, jo sepse i kam shënuar golat, por për shkak të nivelit që kemi arritur të demonstrojmë vitet e fundit. Mua më takon të vazhdoj të ndihmoj ekipin kombëtar deri sa të mundem dhe të kem energji."

Ronaldo me 93 golat e tij me ekipin kombëtar të Portugalisë ka lënë pas vetes legjenda të futbollit botëror, si Pushkash i Hungarisë, Muller i Gjermanisë, Pelenë e Brazilit, por edhe vetë Mesin, i cili me Argjentinën është ndalur në kuotën e 68 golave. Ronaldo gjithashtu është mbajtësi i rekordit si lojtari që ka shënuar më shumë gola në fazën eliminatore me kombëtaren e tij, me plot 24 gola, duke lënë pas Robi Kin.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë