Futboll

Ronaldo lojtari më influent në Instagram, mbi 1 milion dollarë vlera për postim

Gazeta Si - Kristiano Ronaldo udhëheq klasifikimin e lojtarëve me më shumë influencë në Instagram. Klasifikimi i bërë nga Nielsen InfluenceScope përfshin lojtarët pjesëmarrës në Kupën e Botës 2022.

Sulmuesi portugez kalon Lionel Mesin për Argjentinën, Nejmarin për Brazilin dhe Kilian Mbape për Francën. Kjo renditje bazohet tek instrumenti matës i influencer të Nielsen: InfluenceScope.

Nielsen ka shfrytëzuar platformën e saj InfluenceScope për të vlerësuar ndjekësit totalë, rritjen e ndjekësve, interaktivitetin e tyre dhe vlerën mesatare të brandit për një postim në Instagram.

Ylli portugez i Junajtid, Kristiano Ronaldo. Gazeta Si, 1 tetor 2022

Janë përcaktuar kështu kush janë aktorët idealë që ofrojnë pjesën më të madhe të ‘Social Media Value’ për tarifën e kërkuar. CR7 është një yll i nivelit botëror prej gati 20 vitesh, ka luajtur me klube kalibri, si Mançester Junajtid, Real Madrid dhe Juventus. Vitin e fundit ai ka regjistruar një rritje të ndjekësve në Instagram prej 47%.

Sulmuesit e PSG-së, Mesi, Nejmar dhe Mbape, renditen pas portugezit, me një mesatare më shumë se 1 milion dollarë vlerë për postim. Vlera mediatike e Mesit për një postim është më shumë 2.6 milionë dollarë dhe 358 milionë ndjekësit e tij janë në vend të dytë, pas Ronaldos.

Ylli që po lind te Brazili, 22-vjeçari Vinicius Zhunior, shënoi golin e fitores për Realin në finalen e Championsit 2022. Sezonin e kaluar ndjekësit e tij në Instagram u rritën 90%. Kjo është rritja më e madhe për një lojtar të ‘top 10’ të atyre me më shumë influencë të Nielsen.

N'Golo Kanté ka fituar Kupën e Botës, Championsin dhe Premier Ligën. Ai ka interaktivitetin më të lartë me ndjekësit e tij në ‘top 10’ të Nielsen, 11%. Kante po ashtu është i vetmi lojtar i Premier Ligës në 10-shen më të mirë.

Mesfushori spanjoll, Gavi. Gazeta Si, 1 tetor 2022

Mesfushori i Barcelonës dhe Spanëjs, Gavi, është zbulimi në Kupën e Botës, sipas treguesve të Nielsen. Ai ka dalë para brazilianëve Rafinja dhe Antoni. Gavi debutoi me Barcelonën dhe Spanjën vitin e kaluar dhe nga gushti 2021 ndjekësit e tij janë rritur me 5000%, duke kapur shifrën 5.5 milionë.

Transferimi i Rafinjës nga Lidsi te Barcelona dhe i Antoni nga Ajaksi te Mançester Junajtid, do t’i ndihmojë ata të ngjisin shkallët në renditjen e lojtarëve zbulim.

Skuadra kampione bote, Franca, shkon në Botërorin e Katarit si kombëtarja më influente e turneut, e ndjekur nga Brazili dhe Portugalia. Bëhet fjalë për të vetmet skuadra kombëtare me më shumë se 10 milionë ndjekës.

Franca para nje ndeshjeje. Gazeta Si, 1 tetor 2022

Rreth 64% e fansave të Francës është nga jashtë kufijve të saj. Katër lojtarë të Francës janë në ‘top 10’ të Nielsen (Mbape, Benzema, Kante dhe Pogba).


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë