Manchester United dëshiron të marrë austriakun Marko Arnautovic si zëvendësues të Cristiano Ronaldos, nëse portugezi vendos të largohet.
Sipas raportimeve nga mediet britanike “Djajtë e Kuq” tashmë kanë bërë një ofertë të parë prej nëntë milionë euro në drejtim të Bolognas.
Sulmuesi ka kontratë deri në 2024-ën me klubin italian, por duke ditur emrin e madh që mbart Manchester United, do ishte habi nëse 33-vjeçari nuk do e dëshironte këtë lëvizje.
Oferta e United është tunduese edhe për vetë Bolognan, me vlerën e kartonit të Arnautovic që nuk shkon më shumë se 6 milionë euro aktualisht. Megjithatë austriku është pjesë e rëndësishme e ekipit italian ndaj dhe nga Bologna mund të ketë një hezitim për ta pranuar propozimin e “Djajve të Kuq”.
33-vjeçari ka luajtur më parë në Premier League me West Ham, ndaj ky do të ishte një rikthim në elitën e futbollit anglez për Marko Arnautovic. (Supersport)
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.