Futboll

Ronaldo i frikshëm, me tripletë çon Portugalinë e finalen e Ligës së Kombeve

Kristiano Ronaldo mund jetë në fundin e një sezoni të lodhshëm me Juventusin në moshën 34-vjeçare, por as këto nuk e ndalojnë portugezin. Mbrëmjen e mërkurë, sulmuesi i Juventusit ka treguar edhe një herë se është një legjendë e gjallë e futbollit, pas tre golave që i shënoi Zvicrës në gjysmëfinalen e Ligës së Kombëve. I vetëm, sulmuesi ia doli që ta çojë Portugalinë e tij në finale dhe tani është shumë afër biletës për në Europian 2020 pa ia pasur nevojën ndeshjeve eliminatore.

Përballë Zvicrës së shqiptarëve, Portugalia e dinte që nuk e kishte të lehtë. Talenti ri Xhoao Feliks bashkë me liderin Ronaldo provuan të çanin në mbrojtjen e helvetëve që në minutat e para po pa shumë sukses. Kur Ronaldo shënoi golin e tij të parë në këtë ndeshje në fundin e pjesës së parë, çdo gjë u mendua e lehtë. Por Zvicra reagoi në fillimin e pjesës së dytë, me anë të një penalltie të ekzekutuar në mënyrë perfektë nga Rodrigez.

Në fundin e ndeshjes kur nga të gjithë po bëheshin llogaritë e minutave shtese dhe penalltive u rishfaq Ronaldo. Portugezi e çoi topin dy herë në rrjetë në minutat finale, duke marrë prej dore ekipin e tij kombëtar, në kërkim të suksesit të dy të madh, pasi fitores në Europianin e vitit 2016.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë