Katar 2022

Romantiku i fundit, 82-vjeçari që e ndjek Argjentinën nga vitrina e dyqanit

Gazeta Si – Në foto është një gjysh nga Argjentina, i ulur në karrige para një dyqani elktro-shtëpiakesh, duke ndjekur ndeshjen gjysmëfinale mes Argjentinës dhe Kroacisë. Kështu i ka ndjekur edhe ndeshjet e tjera të Argjentinës.

Pamjet e tij janë bërë virale dhe mediat argjentinase janë në lëvizje të zbulojnë kush është gjyshi simpatik, për t’i dhuruar atij një televizor për të ndjekur Mesin më shokë nga shtëpia. Fotot i ka publikuar një dëgjues i radios "Reporte 100.7" në qytetin e Paranas.

Më pas u zbulua se bëhet fjalë për 82 vjeçarin Karlos Bejar, pronarin e një dyqani mobiljesh, një nga më të vjetrit në qytet. Vendimi për të marrë karrigen dhe për t’i ndjekur ndeshjet e Argjentinës në rrugë nuk ka të bëjë me anën ekonomike.

"Doja t’i shikoja ndeshjet me qetësi”, - ka thënë Bejar për mediat lokale. Fakt është se një kompani i ka dhuruar një Smart TV 4K dhe një antenë dixhitale. Por edhe për finalen e sotme me Francën Karlos ka thënë se do të shkojë para vitrinës së dyqanit të elektro-shtëpiakeve: "Deri sa nuk më përzënë nga ai vend, do ta bëj”. Dhe shumë njerëz të tjerë janë gati t’i bëjnë shoqëri.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë