Kombetarja

Roma i paraprin merkatos, Hysaj shok skuadre me Kumbullën në janar

Merkatoja e janarit është në prag dhe te Roma duket se i kanë marrë masat. Drejtuesit e saj kanë vepruar me shpejtësi dhe pa shumë zhurmë për lojtarët që duan të afrojnë në skuadër. Njëri prej tyre pritet të jetë mbrojtësi i Kombëtares sonë, Elseid Hysaj, i cili do të bashkohej kështu me një tjetër kuqezi, Marash Kumbullën.

Roma, ashtu si në verë, po negocion me Napolin dhe dy emrat në tavolinën e menaxherit të përgjithshëm Tiago Pinto janë pikërisht Hysaj dhe sulmuesi Milik. Që të dy do të largohen me parametra zero në qershor, ndaj dhe Roma i ka paraprirë situatës. Hysaj, ashtu si dhe Milik, e ka refuzuar rinovimin e propozuar nga De Laurentis, por për të lënë Napolin 6 muaj para duhet oferta e duhur.

Hysaj me fanellën e Napolit. Gazeta Si, 27 dhjetor 2020

Mes Romës dhe Hysajt kontaktet kanë nisur prej kohësh, para se mbrojtësi shkodran t’i thoshte “Jo” Napolit. Mes palëve ka pasur edhe një akord paraprak për kalimin e 26-vjeçarit te skuadra kryeqytetase. Kohët e fundit, tentativat e Napolit për rinovim me Hysajn nuk kanë pasur sukses, ndaj dhe në qershor ai mund të largohet pa asnjë detyrim. Roma kërkon që t’i ofrojë Napolit diçka Napolit në këtë moment, në mënyrë që mbrojtësi i krahur të jetë nën urdhrat e Fonsekës që në janar.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë