Kombetarja

Rol i ri për Ismajlin dhe skemë e re sulmuese nga Reja

Trajneri i Kombëtares, Edi Reja, heq dorë nga skema me 3 mbrojtës, siç Gazeta Si e kishte parashikuar. Ai i është kthyer skemës me 4 mbrojtës, por ka befasuar me pozicionin e Ardian Ismajlit, i cili do të bëjë mesfushorin e qendrës.

Kuqezinjtë do të zbresin në fushë me 3 qendërmbrojtës, ku Gjimshiti dhe Dermaku do të luajnë në pozicionin e tyre natyral, në qendër, ndërsa Hysaj dhe Lenjani do të jenë në krahë. Në qendër të mesfushës do të jenë tre lojtarë, por as Xhaka dhe as Abrashi. Përveç Ismajlit, në këtë repart do të luajnë Klaus Gjasula dhe Kejdi Bare. Ledian Memushaj e nis këtë ndeshje titullar, por në një pozicion më të avancuar, pas dy sulmuesve Manaj dhe Cikalleshi.

Formacionet e Shqipërisë dhe Islandës. Gazeta Si. 10 shtator 2019

Konfirmohen kështu ndryshimet në formacionin kuqezi. Interesant është fakti se do të kemi dy sulmues të deklaruar nga minuta e parë, siç janë Cikalleshi dhe Manajn, ndërsa Memushaj këtë herë do të qëndrojë pas tyre, duke bërë rolin e fantazistit. Një skemë e re sulmuese kjo nga trajneri Reja, që shpresohet të hapë efekt. Shqipërisë i duhet patjetër fitorja dhe skema i shkon për shtat objektivit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë