Ushqim

Rizoto më e mirë në botë nuk është nga Italia

Rizoto është një nga pjatat më të famshme të Italisë, me shumë njerëz që e shohin si një nga ushqimet më të shijshme në botë.

Por rizoto më e mirë në botë nuk është aspak italiane, por zvicerane, sipas analizave të enciklopedisë ushqimore ‘Taste Atlas’.

Lexuesit e Taste Atlas votuan rizoton zvicerane me shafran si më të mirën në botë.

Rizoto zvicerane mundi rizotot klasik dhe më të famshme italianë, duke përfshirë rizoton e Treviso-s, rizoton milanese dhe rizoton me fruta deti.

Pjata, e cila vjen nga Ticino në kufirin italo-zviceran, gatuhet me një shafran që rritet vetëm në zonën e Valais në Zvicër.

Ky shafran është shpallur gjerësisht si më i miri në botë, me shumë veta që e quajnë 'ari i kuq'.

Përzihet me orizin klasik, gjalpin, qepët, hudhrat, domatet dhe lëngun e mishit. Erëzat që përdoren janë trumzë, kripë dhe piper.

Më pas mund të shtohen mishrat, shpesh viçi ose proshutë.

Pjesa tjetër e top 10 rizotove më të mira ishin të gjitha italiane, dhe përfshinte rizoto me kunguj dhe rizoto me limon.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë