Makina

Risia “audi e-tron 55”

"Audi e-tron" është makina e parë në ofensivën elektrike të brendit, por në vend se "Audi" 'të bëhet elektrike', kompania thotë se 'elektrikja është shndërruar në 'Audi''. Ndërtuar në versionin e modifikuar në platformën "MLB" nën brendin e të tjerëve "Audi SUVs", rivali i "Tesla Model X" ofron një konfigurim me fuqinë që fillon me: motorin përpara me 168 kuaj fuqi dhe një motor nga pas që ofron 188 kuaj fuqi me një bateri prej "95kWh". Krejt sistemi ofron 302 kuaj fuqi, megjithëse kjo arrin në 402 kuaj fuqi për tetë sekonda me një funksionim të forcimit.

Ky model është në gjendje të pranojë mbushjen e shpejtë "150kW DC" përmes lidhjes së vet "CCS", që do të thotë se mbushja nga zero deri në 80 për qind i nevojitet për një orë. Ndërsa motori është një revolucion për "Audi"-n, stili nuk është unik. Sikurse edhe te shumica e modeleve të fundit të "Audit", kroskoti është i dominuar nga tri ekrane, dy janë me prekje, derisa një është para shoferit. Shpejtësinë nga zero deri në 100 kilometra e arrin për 5.7-sekonda.

Ndonëse modeli është shumë i shpejtë, nuk mund të thuhet se është sportiv.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë