Ka ndodhur

Rinis aksioni për shembjen e ndërtimeve në bregdet. Çuçi: Nuk ka më gjej shesh dhe zapto!

Pas një ndalese thuajse dy mujore, ka rifilluar këtë të mërkurë aksioni i IKMT-së, i ashtuquajtur “Bregdeti Ynë”, për shembjen e objekteve pa leje në zonat bregdetare.

Lajmin e ka bërë të ditur në Fb ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, i cili thekson se ndërprerja ishte e përkohshme për shkak të sezonit turistik.

Ai thotë fillimisht do të shemben dy objekte në Dhërmi dhe më pas do të vijojë puna në të gjithë vijën bregdetare.

"Rifillojmë sot operacionin “Bregdeti Ynë” për shembjen e objekteve pa leje apo në tejkalim flagrant të lejes së ndërtimit. Ndërprerja ishte e përkohshme për të mos penguar sezonin turistik. Si fillim do të shemben dy objekte në Dhërmi për të vijuar më pas në të gjithë vijën bregdetare dhe në çdo zonë tjetër të Shqipërisë ku është ndërtuar pa leje”.

Çuçi shton se nuk bëëhet fjalë për një aksion të thjeshtë, por për “një punë të vazhdueshme të IKMT-së dhe Policisë së Shtetit për kontrollin e çdo metër katror të territorit. Gjej shesh të lirë, zapto e ndërto pa leje, të mos e mendojë më askush," shkruan Çuçi.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë