Ekspozite

Rikthim në artin e Van Gog

Jeta artistike e Vincent Van Gogh ishte shumë e shkurtër, por pikturat e tij kanë frymëzuar breza të tërë artistësh. Një ekspozitë e re në muzeun Tate në Londër e artit modern, risjell veprat e artistit duke treguar se si jeta në Britani ndikoi në artin e tij.
Zakonisht askush nuk do të shikonte veprat e Van Gogh, përpara pikturave të artistëve të rinj si James Whistler, Sir John Millais dhe Gustave Dore. Por, ekspozita e re me fotografitë e pikturave të Van Gogh ka të bëjë me ndikimin që ka arti i tij tek artistët e rinj. Në këtë ekspozitë janë mbledhur rreth 100 fotografi, gjysma e të cilëve janë nga Van Gogh, i cili u transferua në Londër në pranverën e vitit 1873, kur ishte 20 vjeç dhe në atë kohë nisi dhe karrierën e tij si piktor. Fotografitë më të njohura janë ato të pikturave L’Arlesienne dhe Sunflowers të cilët janë krijuar që prej viteve 1888. Alex Fraquharson, drejtor i muzeut, thotë se vitet e qëndrimit në Londër kishin në efekt të madh mbi artistin.

“Unë mendoj se Vincent gjeti frymëzimin e tij në Londër. Ai shkonte në vende si Galeria Kombëtare dhe Galeria e fotografive Dulwich, të cilat i ka pikturuar si të ishin reale,” shtoi ai.
Van Gog ishte nga ata njerëz që nuk e pëlqente punën e tij, por gjatë gjithë kohës mendonte për artin. Ai nisi instinktivisht të pikturonte, e kështu krijoi veprat artistike të veçanta. Puna e tij ka treguar se nuk mërzitej kurrë, pasi realizonte diçka që e kishte pasion që prej kohës kur jetonte në vendlindje.
Në vitin, 2003 shfaqja “Vincent në Brixton” nga Nicholas Wright, tërhoqi vëmendjen e shumë njerëzve që nuk e kishin njohur më parë piktorin. Fraquharson thotë se, përditshmëria që ekzistonte në epokën e Viktorianëve kishin një ndikim të madh tek ai.

Ai pikturonte gjatë gjithë kohës në dhomën e azilit ku qëndronte, në Saint Remy në Provence. Gjendja e tij mendore nuk ishte shumë e mirë, por ndërthurja e ngjyrave që krijonte la një trashëgimi të madhe artistike. Ekspozita në Tate përfshin gjithashtu disa nga reagimet e shtypit ndaj veprës së Van Gogh. Një pjese e konsiderueshme e artistëve i cilësonin pikturat e tij mizore dhe sipas tyre, askush nuk duhet të shikonte “karikaturat e përpunuara të një holandezi të çmendur, i cili fërkonte veshin tij gjatë gjithë kohës”.
Ekspozita e tij e parë u realizua në vitin në 1922 dhe më parë u rikthye për publikun nga muzeu Tate në vitin 1947. Ndërsa ekspozita e re është një ndërthurje e prezantimit të pikturave të punës së një sërë artistësh të vjetër dhe të rinj.
Një ndër veprat më të veçanta në këtë ekspozitë ishin edhe pikturat e Francis Bacon, të frymëzuar nga pikturat e Van Gogut në rrugën e Tarasconit. Faraquahrson shprehet se veprat e artistit të ri janë të habitshme.
“Ka një ndikim të qartë të Van Gogut tek pikturat e Bacon dhe ai ka shkuar me tej se sa pikturat origjinale. Është fantastike të shikosh se si historia e një piktori, ndikon në veprat e artistëve të rinj më famë botërore tashmë,” shprehet drejtori.
Ashtu si në çdo koleksion të Van Gogut, ka një ndërthurje të bukurisë dhe trishtimit. Faraquharson mendon se ky kombinim shpjegon ndikimin që ka Van Gog në botën moderne.
“Unë mendoj se ka diçka shumë të mrekullueshme kur ndërthuren dy gjëra të veçanta, ky është art” shton ai./BBC/

 

Më Shumë