Moti

Rikthehet rëra sahariane, temperaturat maksimale shkojnë deri në 28 gradë Celsius

Vendi ynë do të jetë nën mbizotërimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të pakta në bregdet dhe zonat e ulëta, ndërsa me kthjellime dhe vranësira disi më të shpeshta do të paraqiten zonat malore përgjatë shtrirjes Lindore.

Pjesa e dytë të ditës do të vijojë me të njëjtat kushte të qëndrueshme meteorologjike ku moti i kthjellët dhe i ngrohtë do të jenë dominante në të gjithë territorin e vendit.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në vlerat minimale, por do të rriten edhe maksimumet duke u luhatur nga 5°C temperatura më e ulët e shënuar në qytetin e Ersekës deri në 28°C vlera më e lartë për-gjatë Ultësirës Perëndimore.

Era do të fryjë mesatare dhe herë pas herë e fortë me shpejtësinë mbi 45 km/h nga drejtimi Jugor dhe Jugperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.

Sot pritet afrimi gradual nga Evropa perëndimore e një qëndre të thellë të presionit të ulët e cila duke kaluar mbi Afrikën e Veriut do të transportojë mbi Evropë kryesisht juglindore sasi të larta të pluhurit (me origjinë nga rëra e shkretëtirës së Saharas-ë). 


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë