Nga Gazeta 'Si'-Deri në mesditë, alternimet e kthjellimeve dhe vranësirave do të do të mbizotërojnë në pothuajse gjithë vendin. Më të theksuara vranësirat priten në zonat malore veriore dhe veriperëndimore të territorit duke gjeneruar reshje të pakta shiu, në zonat e thella malore do të ketë reshje të izoluara dëbore.
Parashikohet që pjesa e dytë e ditës të sjellë përmirësim të dukshëm të kushteve atmosferike në të gjithë vendin duke rikthyer motin e kthjellët dhe vranësirat e herë pas hershme.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të lehtë gjatë orëve të mëngjesit por rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -1°C deri në 17°C. Era do të fryjë mesatare si në tokë dhe në det me shpejtësi mbi 35 km/h nga drejtimi verior dhe veriperëndimor duke sjellë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit dallgëzim mbi 2 ballë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.