Moti

Rikthehet dielli, të dielën rriten temperaturat

Ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme ndërsa rikthehet dielli por temperaturat mbeten të njëjta, në vlerat e 19 gradëve.

Moti parashikohet i kthjellët si dhe alternime vranësirash mesatare dhe hera-herës deri të dendura përqendruar në relievet malore në zonën lindore dhe malësitë e zonës së jugut. Vranësirat e dendura pritet të pasohen me reshje të dobëta shiu në formë pikash ndërsa lokalisht këto reshje do të jenë edhe në formën e shtrëngatave të izoluara dhe afatshkurtra.

E njëjta situatë pritet edhe të shtunën ndërsa të dielën pritet rritje temperaturash me 2-3 gradë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë