Futboll

Rikthehet Champions, prova të vështira për ekipet angleze

Pas një pushimi të gjatë rikthehet në fazën çerekfinale kompeticioni më i madh i futbollit europian, Liga e Kampionëve. Mbrëmjen e kësaj të marte zbresin në fushë ekipe me traditë dhe pretendentë për t’i shkuar garës deri në fund. Liverpuli do të presë në shtëpi “Anfield”, portugezët e Porto në një sfidë shumë delikate. Për të mos t'u humbur është edhe derbi anglez mes Totenhamit dhe Mançester Sitit në Londër.

Liverpuli i Jurgen Klopit është në garë për të dy trofetë e rëndësishëm këtë sezon, ashtu siç ndodhi edhe vitin e shkuar. Por ndryshe nga vjet, kur “the reds” dolën pas asgjë të fituar këtë herë Klop i do të dy, por për Chapmonsin rruga kalon nga një ekip shumë i vështirë si Porto. Skuadra portugeze kuotohet si më e lehta për t’u mposhtur po të shikosh rivalët e tjerë, por nëse ndalemi të shohim historinë e këtij ekipi dhe ecurinë këtë sezon është për t’u pasur frikë. Ndeshja do të startojë prej orës 21:00 të mbrëmjes dhe pritet të shohim spektakël dhe shumë gola, pasi të dyja ekipet janë sulmuese dhe luajnë hapur e shumë shpejt.

Rruga e Pep Guardiolës për të fituar të gjitha trofetë e mundshëm, ashtu siç asnjë trajner në Premier League nuk ka bërë kalon nga stadium më i mirë dhe i ri në botë. Në kampionati Siti e ka mposhtur Totenhamin, por këta të fundit pasi kanë hyrë në stadiumin e ri, duket se tashmë kanë një marsh më shumë. Nga raportimet e medieve britanike për të dyja skuadrat nuk mungesa të rëndësishme për këtë sfidë dhe të dyja do të zbresin në fushë me ekipet më të mira.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë