Vizatimore

Rikthehet Banski!

Të enjten në Tokio u shfaq një vizatim që mendohet të jetë vepra e Banski. Kryebashkiaku i qytetit i kërkoi artistit të famshëm dhe misterioz të vihej në kontakt me autoritete, ndërsa turistët dhe të apasionuarit pas artit u mblodhën për të parë veprën e radhës së artistit, i cili kishte vizatuar një miush që mbante një ombrellë.

Si gjithmonë, dyshimet shkuan tek Banksi. Miushi që mban një ombrellë është një prej veprave më të njohura të artistit të famshëm dhe ende të pazbuluar. Kryebashkiaku thotë se grafitet në zonat publike nuk janë të lejuara, por vendosën ta mbajnë atë duke pasur parasysh nivelin e lartë të interesit publik.

Identiteti i Banskit mbetet i panjohur, sepse grafitet në rrugë cilësohen ende si shkelje. Artisti ka mbajtur gjithmonë emrin dhe identitetin e tij sekret. Duke mbetur anonim ai ka krijuar një frymë misteri e cila e ka ndihmuar atë që të bëhet një nga artistët më të suksesshëm të brezit të tij.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë