Masat e ftohta me origjinë verilindore-Lindore do të kushtëzojnë në vendin tonë mot të ftohtë, situatë e cila do të jetë prezente gjatë orëve të paradites dhe në të gjithë territorin ndërsa mesdita dhe pasditja do të sjellin herë pas here kalime të vranësirave si fillim në zonat malore dhe gradualisht vranësirat do të përfshijnë të gjithë vendin duke rrezikuar reshje të izoluara dëbore në zonat e thella malore.
Sipas Meteoalb, temperaturat e ajrit do te ulen në mëngjes dhe mesdita sjell rënie të tyre duke regjistruar vlerën minimale në qytetin e Peshkopisë -6°C , ndërsa vlera maksimale do të shënohet në qytetin e Sarandës 10°Celsius. Era do fryjë e fortë me shpejtësi 60 km/h nga drejtimi verior -verilindor duke krijuar në brigjet e Adriatikut dhe Jonit dallgëzimi 5 balle.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




