Sociale

Rikthehen reshjet e borës në Veri dhe Korçë, në Dardhë duhen përdorur gomat dimërore

Gazeta Si - Në qarkun e Korçës janë rikthyer sërish reshjet e dëborës. Në orët e para të mëngjesit, në zonat e thella malore të juglindjes ka patur reshje bore.

Në lartësitë mbi 1 mijë metër mbi nivelin e detit, reshjet e dëborës kanë qenë me intensitet mesatar. Në rrugët nacionale nuk ka probleme për qarkullimin e mjeteve.

Në akset turistike drejt Dardhës dhe Voskopojës tarshesia e borës shkon deri në 5 cm, por rruga është e hapur dhe përshkohet pa vështirësi.

Sipas parashikimeve të motit edhe në vazhdim priten reshje. Në segmentin e Dardhës rekomandohet përdorimi i gomave dimërore.

Zonat e tjera më të ulta janë përfshirë gjithashtu nga reshjet e shiut. Aktualisht situata është normale, në zonat e përfshira po punohet për pastrim dhe kriposje.

Reshje bore ka pasur edhe në Tamarë, Vermosh Bogë, Theth të qarkut të Shkodrës, si dhe në Shishtavec të Kukësit.

Në akset Tamarë-Vermosh dhe Bogë-Theth në qarkun e Shkodrës po punohet me borëpastruse dhe do të kriposjen rrugët.

Autoriteti Rrugor Shqiptar bën me dije se qarkullimi i mjeteve vijon pa probleme në të gjitha akset nacionale, por këshillon drejtuesit e mjeteve që të pajisen me goma dimërore dhe me zinxhirë në rast se do të udhëtojnë në zonat ku ka prezencë bore.

Po ashtu, Autoriteti Rrugor Shqiptar këshillon drejtuesit të ulin shpejtësinë dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë