Futboll

Rikthehen “djajtë”, Mançester Junajtid mposht Totenhamin

Një ndeshje spektakolare dhe me ritëm të lartë nga minuta e parë deri në fund, por që fitues ka parë Mançester Junajtid. “Djajtë e kuq” kanë mposhtur Totenhamin në kryendeshjen e javës së 22-të të Premier League. Skuadra e Skolskjaer ia ka dalë të marrë tre pikët në përballjen me “gjelat” londinezë dhe tashmë është rikthyer si rivale për vendet e para të tabelës. E vështirë të përcaktosh njërën skuadër si dominuese në përballjen e luajtur në mitik “Wembley”, pasi si Mançesteri ashtu edhe Totenhami zhvilluan një përballje për t’u mbajtur mend.

https://twitter.com/Kerryeaah/status/1084499661438631936

Rastet nuk do të mungonin gjatë pjesës së parë, por goli i vetëm i përballjes do të vinte vetëm në minutën e 41’. Ishte Markus Rashford, ai që shfrytëzoi në mënyrë perfekte asistim e dhënë nga Pogba, për të shënuar golin e avantazhin për skuadrën nga Mançesteri. Në pjesën e parë nuk kishte kohë për reagim, por në 45’ minutat e dyta “gjelat” do të ishin akoma dhe më të vendosur. Skuadra e Muaricio Poketinos provoi me te gjitha format për të barazuar, por De Gea në super formë e ka mbajtur portën e tij të paprekur. Kane, Lamela dhe Dele Ali provuan deri në fund për të shënuar golin që do i jepte një pikë Totenhamit, por nuk ia arritën dot.

Kështu Mançester Junajtid mori gjashtë radhazi në kampionat që prej ardhjes së Solskjaer në pankinë dhe tashmë është në vendin e 6 me vetëm 7 pikë më pak se Totenhami i vendit të tretë, që tashmë shikon t’i largohet edhe më shumë Liverpuli kryesues.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë