Sociale

Rifillimi i futbollit, FSHF takim me Presidentët e Superiores

Federata Shqiptare e Futbollit do të zhvillojë ditën e nesërme një mbledhje me të gjithë Presidentët e Kategorisë Superiore për të diskutuar mbi opsionet e rifillimit të futbollit.

Kjo mbledhje vjen pas punës së kryer nga stafi i FSHF për përgatitjet mbi rifillimin e garës futbollistike në vend. Ekspertët mjekësorë të Federatës kanë përgatitur një protokoll mjekësor i cili është konsultuar me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në dy takimet e zhvilluara ditët e fundit. Në ditët në vazhdim Federata do të zhvillojë takime me të gjithë anëtarët e saj.

Përfaqësuesit e Federatës Shqiptare të Futbollit zhvilluan sot takimin e dytë në Ministrinë e Shëndetësisë, ku u diskutua në lidhje me rifillimin e kampionateve të futbollit. Por edhe pas këtij takimi mbetet në fuqi data 18 maj për fillimin e stërvitjes individuale. Nga përfaqësuesit e Ministrisë së Shëndetësisë është këmbëngulur që protokolli i stërvitjes dhe ndeshjeve të jetë sa më i plotë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë