Futboll

Riberi vendos të tërhiqet nga futbolli, gati kontrata e re si drejtues

Gazeta Si - Karrierës së Frank Riberi duket se i ka ardhur fundi. Francezi 39 vjeçar është shtyrë për të marrë vendimin e tërheqjes nga futbolli i luajtur pas dëmtimeve të fundit, që e kanë penguar të zbresë në fushë në këtë kampionat.

Riberi nuk luan që prej 14 gushtit dhe tashmë tërheqja nga futbolli i luajtur është vetëm një formalitet. Megjithatë, ai do të qëndrojë në Salerno, sepse, pasi të zgjidhë kontratën si futbollist, mund të firmosë si drejtues te Salernitana deri më 30 qershor 2024.

Riberi me fanellën e Salernitanës. Gazeta Si, 7 tetor 2022

Ish-ylli i Bajernit të Mynihut ia ka komunikuar vendimin e tij klubit dhe shokëve të skuadrës gjatë një darke shoqërore pak ditë para sfidës me Veronën. Riberi ka në plan të nisë së shpejti kursin për trajner, për të kaluar nga fusha në stol nëpërmjet zyrës si drejtues klubi.

Frank Riberi ka fituar një Ligë Kampionësh, një Botëror për klube dhe një Superkupë të UEFA-s, përveç 9 titujve kampion në Bundesligë dhe kupave të ndryshme në Gjermani dhe Turqi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë